Incidenti në Gramsh/ Prokuroria e Elbasanit kërkon arrest me burg për “spiunët” rusë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

‘Nga pyetja e tyre deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar baza e arsyeshme e të dhënave që krijon dyshimin e bazuar në prova se të dyshuarit kanë ardhur në Shqipëri me mision, të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse me detyra të përcaktuara.”

Kjo është një nga gjetjet e prokurorisë së Elbasanit mbi të cilën do kërkojë arrest me burg në orën 11:00, në gjykatën e Elbasanit për shtetasit Mikhail Zorin, lindur në Moskë e banues në Çeki, aktualisht student për kime në Pragë, Fedit Alpatov lindur dhe banues në Kiev dhe Svetlana Timofeeva me dy adresa banimi, njëra në Moskë dhe tjetra në Tbilisi.

Sipas dosjes hetimore të disponuar nga Top Channel, në datën 23 gusht prokuroria e Elbasanit me prokuror të hetimit Kreshnik Ajazin ka urdhëruar ruajtjen e sekretit dhe të akteve paraprake që u përkasin deklarimeve të shtetasve të huaj, të dyshuar se janë spiunë dhe se po kryenin veprimtari spiunazhi në Shqipëri.

Burime të Anila Hoxhës theksuan se përpos mjaft provave me interes për hetimin dhe faktit që njëri prej tyre ka folur dhe ka treguar rekrutimin dhe misionin, konsiderohet e sekuestruar edhe një pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën (nightvision), por edhe sasi të konsiderueshme parash si dhe 1 copë fishek model 56, kalibër 7.62 dhe 1 predhë fisheku kalibër 12.7 mm.

Prokuroria thotë se mes provave të bllokuara nga njësia e antiterrorit janë edhe dy dronët, një bombël e përdorur në formë sprajit neoroparalizues, pajisje kampingu etj./Tch

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV