Kur u pa për herë të fundit Martinaj? Rrengu që solli arrestimin e agjentit “besnik”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jeton Lami, agjent i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, u arrestua dje pasi Gjykata ka dhënë ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. 28 vjeçari ka përkrahur dhe transportuar një person shumë të kërkuar.

Agjenti i Drejtorisë së Forcës Operacionale ka pasur kontakte dhe shoqëri me biznesmenin Ervis Martinaj, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK. Gjithashtu, për këtë shtetas është regjistruar dhe një procedim penal “për rrëmbim”, pasi familjarët kanë denoncuar zhdukjen në Polici.

Nga hetim rezulton se 28 vjeçari e ka transportuar Martinajn disa herë nga Lezha në Laç apo në Shkodër gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim. Pra, agjenti i Operacionales edhe pse e dinte se biznesmeni i basteve ishte në kërkim, është shoqëruar me të dhe e ka ndihmuar të lëvizë në disa qytete.

Ndërkohë, një tjetër efektiv policie dyshohet se është përfshirë në të njëjtën veprimtari në kundërshtim me detyrën, shkruan newsbomb.al. Mësohet se një special i Forcave RENEA është larguar nga Reparti elitë i Policisë shqiptare dhe është “degdisur” në një Komisariat periferik.

Emri i tij nuk bëhet me dije pasi institucionet ligjzbatuese nuk e kanë faktuar ende plotësisht rolin e tij në shoqërimin e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Policia ka informacione operative se efektivi i Forcave Speciale shoqëronte ish-numri dy i Bandës së Durrësit Endrit Dokle.

Ky i fundit është kundërshtar i biznesmenit Ervis Martianaj dhe sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro për “kokën” e Dokles. “Ushtari” i Dumanit ka rrëfyer para SPAK planin për të vrarë ish-numrin dy të Bandës së Durrësit.

Të fundit

Gert Bogdani do të festonte sot 45-vjetorin e lindjes, mesazhi prekës i bashkëshortes

Sot do të ishte një ditë feste për familjen e Edlira Çepanit, pasi bashkëshorti i saj, Gert Bogdani, do...

Mjekët shpëtojnë jetën e nënës me diagnozë të rrallë/ Rast suksesi dhe me emocion

Në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” është kryer një ndërhyrje e suksesshme falë ekipit të këtij spitali te një paciente që solli në...

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, përmbyset automjeti!

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në autostradën Vlorë–Fier, pranë fshatit Novoselë. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur,...

Pamje dramatike/ Si u kthye lumi i tharë në Teksas në liqen brenda 20 minutash

Një video me kohë të shpejtuar tregon se si shirat e rrëmbyeshëm e shndërruan një lumë të tharë në përrenj të shpejtë në vetëm...

Kolonjë, gjendet i dekompozuar turpi i një personi

Trupi i një personi ende të paidentifikuar është gjetur i dekompozuar afër një stacioni elektrik, ditën e sotme rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë. Blutë...

Lajme të tjera

Web TV