Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Kurbinit.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Gjormë, ndërsa bëhet e ditur se ka mbetur i plagosur një person.
Mësohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy bashkëfshatarëve, i cili më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve. I plagosur ka mbetur Rasim Tafa, i cili është transportuar për në spital, ndërsa autori, Met Lika është arrestuar nga policia.
Shkak i sherrit është bërë një lopë, e cila kishte hyrë në tokën e autorit.