“Spray-n e përdorim për kafshët e egra”/ Flet miku i ruses së akuzuar: Nuk është spiune!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Svetlana Timofoeva është 33-vjeçarja ruse e cila u raportua nga autoritetet shqiptare si një nga tre personat e arrestuar të shtunën, pasi kishin tentuar të hynin në uzinën ushtarake të Gramshit, duke lënduar edhe dy efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Euronews Albania ka intervistuar njërin nga shokët e saj. Mikhail Kurylev ka rrëfyer ekskluzivisht se ai është ngjitur me shtetasen ruse në 2018 në Sevastopol, ndërkohë janë futur bashkë në bunkere të vegjël në atë zonë.

Teksa e cilëson një mike të tij, ai nënvizon se Svetlana Timofoeva nuk është spiune, por e apasionuar pas eksplorimit të zonave.

“Unë dhe Lana njihemi që nga viti 2018. Jemi njohur në rrjetet sociale, njoh edhe ish-të dashurin e saj. Jemi miq. Jo jo ajo nuk është spiune sepse e njoh këtë vajzë edhe prej miqve të mi rusë në Moskë. Unë njoh shumë prej miqëve të saj, të cilët kanë të njëjtin pasion, eksplozimin urban”, tregoi ai.

Sa i përket makinës me të cilën 2 rusët dhe ukrainasi udhëtonin në Shqipëri, Kurylev tha se ky mjet është në pronësi të shtetasit ukrainasit.

“Ajo është makina e ukrainasit, i njohur për eksporimet e tij urbane. Nuk e njihja në fakt ukrainasin në jetën reale, por shokët e mi e njohin”, tregoi ai.

Kurylev tha se spray që u përdor ndaj ushtarëve në uzinën e Gramshit nuk është i jashtëligjshëm në Rusi dhe Ukrainë. Ai shpjegoi për gazetarin Xhensil Shkëmbi se ky lloj spray përdoret për të sulmuar kafshët e egra dhe njerëzit agresivë.

“Në Rusi në kemi disa spray që përdoren për të sulmuar kafshët e egra dhe njerëzit agresivë. Ky është gazi, unë kam një të tillë në shtëpi, nuk është ilegal në Rusi dhe Ukrainë”, u shpreh i riu.

Lexo edhe :  Adriatik Lapaj nis turin e falënderimeve nga Kuçova: Do vij t’ju takoj kudo në Shqipëri

Pyetjes se ku i siguron paratë rusja për të bërë udhëtime, miku i saj u shpreh se ajo përfiton para nga ekskursionet që zhvillon, kryesisht në Gjeorgji.

 

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV