Ukraina kremton Ditën e Pavarësisë, Nikolla dhe Veliaj urojnë vendin në luftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot Ukraina feston Ditën e Pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik, ndërsa ndodhet nën pushtimin rus. Nuk kanë munguar përshëndetjet për këtë ditë nga politikanë në Shqipëri.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përshëndeti popullin e Ukrainës dhe shprehu besimin në fitoren e Ukrainës ndaj agresionit të Rusisë.

“Në 24 gusht të vitit 1991, Verkhovna Rada, Parlamenti i Ukrainës, shpalli Deklaratën e Pavarësisë, e cila u ratifikua nga referendumi i 1 dhjetorit të po atij viti. Gjatë tre dekadave si një shtet i pavarur, Ukraina ka shënuar arritje të rëndësishme në zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin e institucioneve demokratike. Ukraina është një vend mik i Shqipërisë dhe prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në janar 1993 kjo miqësi ka ardhur duke u forcuar, edhe si rezultat i një komuniteti të diasporës shqiptare që jeton në Ukrainë, i vendosur kryesisht në rajonin e Odesës. Ukraina e kremton 31-vjetorin e pavarësisë në kushtet e një lufte të padrejtë, prej 24 shkurtit të këtij viti, pas agresionit të Rusisë. Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të qartë e të vendosur në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, duke harmonizuar qëndrimin ndaj këtij agresioni me ato të ShBA-së, BE-së dhe NATO-s.

Mirënjohje e vlerësim  i kësaj mbështetjeje ishte fjalimi që mbajti në Kuvendin e Shqipërisë Presidenti i Ukrainës, z. Volodymyr Zelenskyy, në 3 maj, gjatë të cilit shprehu falenderimin për mbështetjen nga Shqipëria të luftës së drejtë të Ukrainës, mbështetjen e sanksioneve ndaj Rusisë, kontributin si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe bashkëpenëmbajtëse me ShBA për mbështetjen e Ukrainës. Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Kiev në 15 qershor, kontributi i Shqipërisë në Konferencën e Donatorëve dhe strehimi në vendin tonë i mbi tre mijë ukrainasve janë gjithashtu dëshmi të kësaj mbështetjeje. Me dashuri dhe në shenjë solidariteti mora pjesë me një video-përshëndetje në veprimtarinë “Embrace Ukraine”, organizuar në 16 qershor në Amsterdam, me pjesëmarrjen e personaliteteve politikë e publikë nga Evropa dhe bota.

Lexo edhe :  Rama publikon pamjet nga rruga e re Bulqizë–Librazhd/ Nxit ekonominë rurale (VIDEO)

Në këtë ditë të shënuar, i shpreh  Kryetarit të Verkhovna Rada, kolegut Ruslan Stefanchuk, solidaritetin e Kuvendit të Shqipërisë dhe timin personal si edhe besimin se populli i  Ukrainës do ta fitojë luftën e padrejtë që i është imponuar.  Ora e historisë nuk kthehet prapa! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, në kohë të vështira, popullit të Ukrainës”, shkroi Lindita Nikolla në Facebook.

Edhe kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj uroi 31-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku Veliaj shkroi se këtë vit, bluja dhe e verdha u bënë ngjyrat e qëndresës, trimërisë dhe dinjitetit.

“Këtë vit, bluja dhe e verdha u bënë ngjyrat e qëndresës, trimërisë dhe dinjitetit! Gëzuar Ditën e Flamurit vëllezërve dhe motrave ukrainas që jetojnë në Tiranë dhe qytetarëve të guximshëm të Ukrainës, që ende luftojnë në mbrojtje të vendit të tyre!”, shkroi Veliaj.

Erion Veliaj uron Ukrainën në 31-vjetorin e Pavarësisë, Bashkia e Tiranës vishet me flamurin ukrainas

Ndërkohë, në godinën e Bashkisë në Tiranë është shpalosur një flamur i madh ukrainas si përshëndetje ndaj pavarësisë dhe përkrahje e Kievit në luftën e paprovokuar me Rusinë.

Të fundit

“Ramën e masakruan me leva, unë e mjekova! Ai më strehoi familjen në Paris”

Mjeku i dashur Tritan Kalo ka treguar për miqësinë e veçantë të tij me kryeministrin Edi Rama, marrë shkas...

Trump: Po bëjmë gati planin për të ushqyer njerëzit në Gaza

Presidenti Donald Trump i ka thënë medias amerikane Axios se po punon për një plan për të “ushqyer njerëzit” në Gaza. "Ne duam t'i ndihmojmë...

Bukele ndryshon Kushtetutën, mund të qëndrojë President përgjithmonë

Kongresi i El Salvadorit ka miratuar një reformë kushtetuese që heq kufizimet për mandatet presidenciale, duke i hapur rrugën presidentit aktual Nayib Bukele të...

“Nuk mund të varet vetëm nga Berisha”, Alimehmeti shpjegon si mund të rritet PD

Ilir Alimehmeti kërkon që procesi i analizës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, të shoqërohet me riformatim të forumeve të saj, sikundër...

Evi Kokalari publikon dosjen e zezë të Berishës: “Do e lexojë Donald Trump”

Evi Kokalari ka kryer një akt shumë të fortë politik dhe publik. Në një aksion të paprecendentë, aktivistja e njohur e PD, ka publikuar...

Lajme të tjera

Web TV