Legjenda e boksit uron Florian Markun: Na gëzo!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Na ndajnë edhe pak orë nga dueli i Florian Markut në Tiranë me meksikanin Miguel Parra Ramirez, sfidë që do të zhvillohet në “Air Albania” mbrëmjen e së enjtes, duke filluar prej orës 20:00.

Shumë personalitete dhe figura të shquara këto ditë i kanë uruar sukses boksierit shqiptar, duke filluar nga Kryeministri Edi Rama e shumë të tjerë. Por urimi special erdhi sonte nga një legjendë e boksit shqiptar si Luan Krasniqi, i cili nëpërmjet një postimi, shkruan:

“Nesër, në Tiranë, Florian Markun e pret një luftë e rëndësishme. Jam i bindur se me talentin e veçantë dhe vullnetin e vendosmërinë e tij, do të triumfojë, si edhe në luftën e kaluar. Unë e përgëzoj dhe uroj që me suksesin e tij të na gëzojë edhe mëtej!”

I menjëhershëm ishte reagimi i Florianit, që shkrujti: “Shumë i lumtur duke lexuar nga një legjendë i boksit, sic je ti, këto fjalë. Jam rrit duke parë ndeshjet e tuaja edhe sot ti shkruan për mua! Kjo është krenari! Faleminderit për përkrahjen, do të bej ty e të gjithëve ju që më perkrahni, krenar!”

Të fundit

Ndërtimi i gjimnazit ‘Sulejman Elezi’ në Laknas/ Në shtator do të mirëpresë 600 nxënës

Kryeministri Edi Rama shpërndau sot pamje nga ndërtimi i gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas. Kreu i qeverisë shprëhet se kjo...

E rëndë, nusja vritet ditën e dasmës së saj

Një nuse u qëllua për vdekje natën e saj të dasmës në një fshat pranë qytetit juglindor francez të Avignonit, pasi persona të maskuar...

Traktati i Antarktikut, marrëveshja e parë për kontrollin e armëve gjatë Luftës së Ftohtë

23 qershor 1961 Më 23 qershor 1961, në një nga momentet më simbolike të bashkëpunimit ndërkombëtar në një epokë të dominuar nga tensionet globale të...

Kursi i këmbimit valutor, 23 qershor 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 84.5 lekë dhe do të shitet me 85.5 lekë. Euro do të...

Sot dita e pestë e rinumërimit të votave për Tiranën, janë hapur deri më tani 437 kuti

Mëngjesin e kësaj të hëne do të rinisë sërish procesi i rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Tiranës. Kjo është...

Lajme të tjera

Web TV