Bora Muzhaqi ‘shuplakë’ Metës: Mbetje e pafytyrë politike, i ka ‘lëshuar pëllumbat’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siç edhe është bërë e ditur tashmë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur të rinjtë në Jalë ku ka ndarë edhe disa mesazhe. I tillë ishte edhe ai që Meta ka zgjedhur ta publikojë në Facebook, nga i cili ka marrë një kundërpërgjigje nga Ministrja për Fëmijët dhe të rinjtë, Bora Muzhaqi.

“Të rinjtë janë fuqia më e madhe për të çuar demokracinë përpara.
Janë fuqia më e madhe për ta shembur këtë diktaturë të kalbur nga korrupsioni dhe perversiteti.”, u tha Meta të rinjve në Jalë.

Kjo deklaratë e Metës, u cilësua si e turpshme nga Ministrja e cila në një postim në Facebook Metën si një mbetje të paytyrë politike që i ka lëshuar ato pak pëllumba që i kishin mbetur. Muzhaqi shkruan më tej se është e ndjeu si detyrë të bënte një status për Metën pasi e tmerrojnë dëshirat e një mëndësi post-komuniste, për t’i brumosur të rintjë në vrer.

‘Shqiponja me dy krerë

Një nga kokat ngre Shqipërinë lart në Evropë, në Botë, e lartëson emrin e kombit tonë, pavarësisht gjithë atyre që ndër vite kanë lexuar baltën e hedhur mbi ne. Tjetra kokë, shfryn vrer çdo ditë, mbi këdo që do apo nuk do të dëgjojë.

Kemi sportiste kampione si Luiza që shërbejnë si frymëzim për rininë dhe janë shembull i gjallë që tregojnë se Shqipëria mund të jetë vendi i ëndrrave të realizuara me punë e sakrificë.

Por, kemi edhe mbetje të pafytyra të një politike të dalë boje që i kanë lëshuar ato pak pëllumba që iu kishin mbetur, e pretendojnë se flasin me rininë.

Luizës, Shqipëria i ka dhënë shumë pak, e ajo për Shqipërinë ka dhënë, e jep pafund. Ilirit, Shqipëria s’ka lënë gjë pa i dhënë nga floriri i zhdukur e i harruar, e deri te karriget më të rëndësishme të shtetit, po ende nuk është ngopur, e kërkon t’i zhvasë edhe rininë.

Lexo edhe :  VIDEO/ Mediu pret LaCivita: Së bashku me Berishën dhe opozitën për një shans të madh

Rinia shqiptare është shumë përtej asaj fryme të shëmtuar që përpiqen të na e servirin si të mirëqenë në ato palo mitingje ku pjesa më e madhe e pjesëmarrësve i kanë kaluar të 30-tat bashkë me Ilirin, por mbase i paragjykoj më kot, në fund të fundit njeriu është aq i ri sa ndihet.

E turpshme t’i drejtohesh të rinjve në shpirt e në moshë me këtë gjuhë, e turpshme t’u përcjellësh atyre mbetjet e një mendësie komunisto-sovjetike. Por fatmirësisht, Shqipëria dhe të rinjtë shqiptarë janë evropianë, në shpirt e mendësi, e shohin përtej politikanëve që e kanë humbur edhe atë pak vlerë që kishin kur fjalitë e tyre bënin sens.

U ndjeva e detyruar për këtë status, se më tmerrojnë dëshirat për t’i brumosur të rinjtë me vrer, e për t’u dhënë fëmijëve dhe të rinjve tanë një shembull dëshpërues dhe vajtues të një karikature politike të lënë jashtë rafti.

Edukata mësohet po dhe çmësohet! Kur mësuesit janë personalitete publike, viktimat janë të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që fatkeqësisht bien në kontakt me ta! Keqardhje për të rinjtë e sfondit të këtij çmësuesi kaq të dalluar për çmësimin e edukatës.’- shkruan Muzhaqi.

Të fundit

“Të fus në listë”/ Avokati braktis sallën e gjyqit: Nuredin Dumani më kërcënoi!

Tensione të forta në seancën për dosjen "Plumbi i artë". Avokati Ilirian Dyzeni, mbrojtës i Besian Xhixhës, pretendoi se...

Kujdes! Çokollata e famshme e Dubait mund të jetë kancerogjene

Del kudo, në çdo postim e rrjet dhe të gjithë u marrosën pas saj! Bëhet fjalë pikërisht për çokollatën e famshme të Dubait. “Çokollata...

“Miliona dollarë borxhe”/ Justin Bieber në krizë të thellë financiare?

Njerëzit të afërt të Justin Bieber janë të shqetësuar për këngëtarin. “Ai po përballet me shumë demonë të ndryshëm tani”, thotë burimi, sipas medias së...

“Më shporrën nga PD-ja”/ Sula: Nuk jam nga ata politikanë që kalojnë ylberin

Dashnor Sula ishte i ftuar sot në “Breaking”, ku foli për situatën aktuale në Partinë Demokratike dhe largimi ne tij nga forca ku bashkëpunoi...

Fitorja e parashikuar/ Rama: 74 mandate, të sigurta!

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të rubrikës “Sy m’sy”, shprehu bindjen se PS do të marrë më shumë se 74 mandate se...

Lajme të tjera

Web TV