Shën Luiza dhe privatizimi i triumfit të saj historik!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ervin Baku

Luiza Gega është sot Kampione e Europës në fuqi në garën e 3000 metrave me pengesa. Luiza Gega është sot rekordmene në fuqi e Kampionatit Europian. Dhe këtë e arriti në Mynih të Gjermanisë, në një vend, në një qytet dhe në një stadium historik. Është ndër triumfet më të mëdhenj të historisë modeste të sportit shqiptar. Në mos më i madhi. Ajo arriti në majën e Europës me pasion, me punë të madhe, me këmbëngulje dhe me sakrifica të paimagjinueshme. Pas kthimit nga Holanda me medaljen e argjendë, mori një dhuratë shumë të çmuar, prishjen e pistës së vetme të vrapimit në kryeqytet, stadiumin “Qemal Stafa”. Shkoi në Elbasan për t’u stërvitur.

Përballoi stresin e rrugës vajtje-ardhje. Nga mungesa e një piste tartani në Tiranë, u stërvit edhe te Shkolla e Bashkuar. Në një terren me gurë. Po po, e lexuat mirë: Në një terren me gurë. Si pasojë, nxorri dy herë kavilen… Për të arritur në majë të Europës, Luiza është rrëzuar shumë herë, por ka ditur të ngrihet dhe të ecë përpara. Dhe të vendosë sot emrin e Shqipërisë në majën e mbretëreshës së sporteve. Është kampione e Europës në një vend që nuk ka piste olimpike! Skandal! Luiza nuk ka garuar vetëm me kundërshtaret e saj, ajo për vite të tëra ka garuar me pengesat e mëdha jashtë piste. Shqipëria sot ka nevojë për shumë e shumë Luiza.

Ndaj unë e quaj me të drejtë: Shën Luiza. Ajo është një model perfekt për rininë e sotme dhe për rininë e së ardhmes: Sportiste e shkëlqyer, kampione e modestisë, qytetare dinjitoze! E dinim të gjithë që triumfi historik i Luizës do përdorej politikisht. Kushdo të ishte në pushtet të njëjtën gjë do të bënte, kjo nuk diskutohet. Por privatizime të tilla janë të papranueshme. Hipokrizi e gjallw! Luiza është e të gjithëve, jo e qeverisë. E morët me kadillak (nuk e mora vesh ç’punë kishte ministrja e sportit në atë makinë???) dhe e futët me vrap brenda. Duke lënë njerëzit që kishin dalë ta presin në diellin përvëlues. Duke ndjekur në dy monitorë ceremoninë tuaj private. E pse mos bëhej në sheshin Skënderbej ajo ceremoni??? Luiza është e të gjithëve, dhe ju jeni të fundit…  Pse privatizoni gjithçka dreqi e mori??? A bëri mirë Luiza që pranoi atë ceremoni? Atë e di ajo. Askush nga ne nuk kemi të drejtë ta gjykojmë… Por, një gjë e dimë pothuajse të gjithë: Nuk i detyrohet asgjë, askujt! Përveç trajnerit të saj fantastik Taulant Stërmasi!

Të fundit

Rama nga punimet për Qendrën e Kulturës për Fëmijë: Do të jetë unike në rajon

Pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë  po ndërtohet Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Është kreu i...

Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, duke mos i shmangur...

Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky,...

Gushti i zi dhe pyetja e madhe: Quo vadis, Shqipëri?

Nga Leonard Veizi Gushti i këtij viti do të mbahet mend si një muaj i zi për vendin. Në vend të gëzimit të verës, plazheve...

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri...

Lajme të tjera

Web TV