‘Shpikjet’ e Kinës/ Edhe kinezët strehohen në bunkerë, por jo nga lufta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me siguri kur përmenden bunkerët, na vijnë të gjithëve ndër mend ukrainasit që strehohen për t’i shpëtuar luftës.

Mirëpo, në Kinë, strehohen për një arsye tjetër! Banorët në jugperëndim të Kinës po marrin masa për t’u përballur me një valë rekord të të nxehtit për shkak të temperaturave që i kalojnë 40 Gradë Celcius.

Ata janë detyruar të futen në bunkerë të nëndheshëm dhe restorante brenda shpellave në përpjekje për tu fshehur nga nga nxehtësia. Disa ekspertë thonë se intensiteti i valës së të nxehtit mund ta bëjë atë një nga më të këqijat e regjistruara në historinë globale.

Disa stacione treni në provinca zvogëluan ndriçimin për të kursyer energjinë elektrike, me foto dhe video në mediat sociale që tregojnë njerëz të ulur në vagonë me dritë minimalistë në Chongqing dhe duke ecur nëpër rrugë të errëta.

Për të ruajtur energjinë, zyrave qeveritare në Sichuan thuhet se iu kërkua të mbajnë nivelet e ajrit të kondicionuar jo më të ulët se 26 Gradë Celcius, ndërsa autoritetet Chongqing urdhëruan firmat industriale të kufizojnë prodhimin deri të enjten.

dministrata meteorologjike tha se moti i nxehtë pritet të vazhdojë për të paktën tre ditët e ardhshme në zonë, si dhe në provincat përreth qendrës tregtare Shangai. Por nuk është vetëm Sichuan që është prekur me më pak reshje shiu që rrjedhin në lumin Yangtze të Kinës, veçanërisht në digën e Tre Grykave, nivelet e ujit kanë rënë dhe energjia është kufizuar në qytete të ndryshme në Kinë.

Të fundit

Kryengritja e Nat Turner-it, skllavi afro-amerikan që iu kundërvu të bardhëve

21 gusht 1831 Më 21 gusht 1831, në Southampton County, Virxhinia, shpërtheu një nga kryengritjet më të njohura dhe më...

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni...

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Lajme të tjera

Web TV