Zbulohet hoteli bazë, ku u pa për herë të fundit Vis Martinaj në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ja rengu që çoi kapjen në zyrë të policit Jeton Lami

Elton Qyno

Zbulohet vendi i arrestimit të ndihmës specialistit në skuadrën Operacionale Jeton Lami, i cili u ndalua mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Arrestimi i Lamit, është kryer në zyrën e Drejtorit të Operacionales, ku Lami është thirur privatisht, që sipas shefave të tij duhej të sqaronte një moment pune.

Lami ka shkuar në zyrë tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku teksa është përballur me shefat e tij, ata e kanë pyetur se në çfarë periudhe kohore kishte nisur punën në forcën operacionale.

Lami ka treguar se kishte nisur punën 3 vite më parë, pasi ishte zgjedhur për tu bërë pjesë në këtë strukturë nga drejtori i asaj kohe, Bujar Ahmeti.

Nga ana tjetër shefat i kanë bërë me dije nëse kishte qënë ndonjëherë në Durrës në ditët e para të muajit Gusht, dhe Lami, mësohet të jetë përgjigjur se kishte vizituar qytetin e Durrësit, i shoqëruar me njerës të afërm të tij.

Pas kësaj sërish shefat e kanë pyetur nëse është shoqëruar ndonjëherë me persona në kërkim nga policia dhe prokuroria, por Lami ka treguar se nuk e kishte bërë një gjë të tillë. Edhe kur është pyetur nëse ishte shoqëruar me Ervis Martinaj, sërisht Lami, ka treguar se një gjë të tillë nuk e kishte bërë asnjëherë.

Por në këto momente Lamit i është kërkuar të shohë një video, në të cilën ai ka parë veten e tij në ambjentet e një hoteli në Durrës, ku shoqërohej me biznesmenin e shpallur në kërkim nga SPAK, Ervis Martinaj.

Mësohet se Jeton Lami shfaqet me biznesmenin Ervis Martinaj, në ambjentet e Hotel “Adriatik” në Durrës. Pas qëndrimit disa minuta së bashku, Lami ka mbetur i vetëm në ambjentent e hotel “Adriatik” në Durrës. Ndërsa sipas policisë, biznesmeni i kërkuar nga SPAK, Ervis Martinaj, është larguar me makinë nën shoqërinë e disa personave të tjerë.

Lexo edhe :  Rikthehet “avazi” i Kapshticës për emigrantët, radhë në kufirin grek

Ky ka qënë momenti i fundit kur është kapur silueta e Ervis Martinaj. Dhe që prej këtij momenti të mbrëmjes së 7 gushtit 2022, nuk gjendet asnjë gjurmë e Martinaj në Shqipëri.

Kontaktet me biznesmenin i kanë humbur dhe familjarët, të cilët mëngjesin e 9 Gushtit 2022 i janë drejtuar komisariatit Kurbin, duke depozituar një denoncim për zhdukjen dhe humbjen e kontakteve me Vis Martinaj.

Teksa është njohur me përmbajtjen e videos, efektivi i policisë Lami është përpjekur të mbrohet, duke thënë se ka qënë krejt rastësisht në këto ambjente dhe nuk e dinte se kush, ishte personi tjetër i shfaqur në kamera.

Por shefat e tij të Drejtorisë së Operacionales, nuk janë lodhur më tepër, me marjen në pyetje, pasi i kanë komunikuar Lamit, vendimin e gjykatës së Laçit, që kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për punonjësin e policisë që tashmë akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Punonjësi i operacionales është arrestuar në ambjentet e zyrës dhe pas këtij momenti, nuk ka dhënë asnjë dëshmi shtesë për situatën në fjalë. Ndërsa pritet që ditën e sotme në orën 11:00 të dali para gjykatës së Kurbinit, ku do njihet me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Nga ana tjetër, megjithëse policia ka mundur të zbulojë në Durrës, bazën e fundit të Ervis Martinaj dhe arrestojë punonjësin e policisë Jeton Lami, që kishte takuar Martinaj gjatë kohës që ishte në kërkim, strukturat policore ende nuk janë në gjëndje të zbulojnë enigmën nëse Ervis Martinaj është marrë peng dhe vrarë apo vijon të jetë në arrati.

Të fundit

Donald Trump kërkon që të pastrehët të largohen urgjentisht nga Washingtoni

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se njerëzit e pastrehë duhet të “largohen urgjentisht” nga Washingtoni, ndërsa u zotua...

Droni kap ‘mat’ zjarrvënësin/ Rama nxjerr pamjet: Ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme ndërsa thotë se kjo nuk është vetëm një krim, por edhe tradhti ndaj tokës tonë. Kreu...

E rëndë në Tiranë, punëtori i ndërtimit bie nga lartësia dhe humb jetën

Një aksident fatal ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Kinostudios, Tiranë. Rreth orës 09:30, një 66-vjeçar, i identifikuar si Rr. M., dyshohet...

E rëndë/ Vetëvritet me armë gjahu 32 vjeçari në Maliq, dyshimet e para

Nje 32 vjeçar nga fshati Pojan, bashkia Maliq i ka dhene fund jetes duke u vetevrarë me arme gjahu. Ngjarja ka ndodhur pak minuta me...

Gjykata Kushtetuese jep udhëzimet: Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit...

Lajme të tjera

Web TV