10 vite në Britani pa asnjë precedent penal, qeveria kërkon të dëbojë shqiptarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U bënë disa javë që kryesisht tabloidët, por edhe disa media britanike që në qendër te fokusit të tyre kanë kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë, duke e interpretuar si dështim të qeverisë aktuale dhe si shembull marrin emigrantët shqiptarë që nuk vijnë nga një zonë lufte apo konflikti. Por kjo nuk është gjë e re, pasi të tillë kanë qenë shumica e emigrantëve shqiptarë sidomos  nga viti 2000 e këtej, e gjithmonë politika britanike ka dështuar qeveri pas qeverie, që të adresojë çështjet e emigracionit ilegal.

Sakaq, duket se jo gjithmonë “fajtorët” janë shqiptarët dhe këtë e tregon historia e një të riu që jeton prej 10 vitesh në Britaninë e Madhe dhe i është kërkuar të largohet nga vendi ishullor pasi është kapur duke punuar në të zezë në një restorant.

Megjithëse shqiptari ka qenë krejt i rregullt dhe pa asnjë precedent penal në Britani, atij i është kërkuar të largohet.

Emigranti shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka ndërtuar edhe familjen e tij në shtetin anglez, duke i lindur edhe dy fëmijët në këtë vend, por duket se qeveria britanike nuk e ka marrë parasysh këtë fakt. Ai u dërgua në qendrën e largimit të imigracionit në Harmondsworth, pranë aeroportit Heathroë. Ai i është komunikuar se ai do të dëbohet. Ky reagim i strukturave të qeverisë britanike ka ardhur pasi Ministria e Brendshme njoftoi planet për të shpejtuar largimin e azilkërkuesve shqiptarë të cilëve iu është refuzuar azili.

Shqiptari shprehet se qeveria britanike po sulmon në mënyrë të padrejtë shqiptarë teksa i referohet edhe qëndrimit të tij, teksa vë në dukje se ai ka respektuar vazhdimisht kërkesat e imigracionit duke raportuar çdo dy javë në Home Office.

Lexo edhe :  Meta kërkon lirinë/ Apeli i Gjykatës së Posaçme vendos këtë të enjte për kërkesën e tij

Është sikur kam më kanë vendosur shkelmin në fyt dhe po më mbytin,” tha ai, duke folur nga qendra e deportimit.

Erdhën për të kontrolluar restorantin ku unë punoj, më shumë se 10 prej tyre, të gjithë me uniforma. Ata thanë se kishin informacione se aty ndodhej punonjës në të zezë dhe filluan të pyesnin njerëzit për mua. Ata nuk më dhanë asnjë shpjegim, vetëm më çuan në stacionin e policisë, më mbajtën atje dhe më pas në qendrën e imigracionit. Po më trajtojnë si kafshë”, është shprehur shqiptari për The Guardian. 

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV