E rëndë/ Shqiptari mbytet në lumë, para syve të bashkëshortes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 55-vjeçar është mbytur në lumë ditën e djeshme. Në media bëhet e ditur se shqiptari me banim në Stradella (Pavia), është mbytur teksa po lahej në ujërat e lumit Po në Ponte della Becca.

E gjithë ngjarja tragjike ka ndodhur para syve të bashkëshortes së tij. 55-vjeçari, pak pas orës 17, është zhytur pikërisht në pikën ku Ticino derdhet në Po. Pas pak sekondash, bashkëshortja e tij duke mos e parë të dilte nga lumi, ka dhënë alarmin.

Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë polumbarët, zjarrfikësit dhe policia. Rreth orës 19:00 trupi i pajetë i burrit u gjet rreth 200 metra larg vendit ku ai hyri në ujë.

Sipas autoriteteve, pavarësisht thatësisë historike këtë verë, larja në këtë zonë të lumit Po është veçanërisht e rrezikshme për shkak të rrymave të forta dhe gropave të thella.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV