I moshuari shqiptar grabit vajzën në plazh, ajo e “demaskon” në TikTok! (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse duket si video funny interneti, ose “kamerë e fshehtë”, nuk është aspak e tillë.

Një vajzë është grabitur në një nga plazhet e Vlorës. Në një video që ajo ka publikuar Tik Tok dhe që ka marrë më shumë se 2 milionë klikime ajo thotë në gjuhën italiane se ka humbur gjithçka dhe kërkon ndihmë për të identifikuar hajdutin, një i moshuar foton e të cilit e papublikuar në rrjetet sociale.

Vajza quhet Marinela Marku dhe asaj i kanë vjedhur çantën e shpinës me të gjitha sendet me vlerë që kishte brenda kur ishte duke notuar në det. Ajo tregon se disa njerëz i kanë dhënë para dhe rroba, duke qenë se hajduti i kishte marrë dhe rrobat e trupit duke e lënë vetëm me ato të plazhit.

Më pas ajo ka bërë denoncimin dhe disa persona i kanë gjetur çantën e shpinës, por pa asgjë brenda. Ajo ka humbur edhe pajisjet elektronike Apple që kishte marrë me vete.

Megjithëse kërkoi me aplikacion telefonin e saj dhe pajisjet e tjera, Marinela nuk ka mundur t’i gjejë ato. Policia, përmes kamerave të vëzhgimit ka identifikuar hajdutin, por ende nuk e kanë gjetur.

Videoja e saj mblodhi mbi një milion shikime në Tiktok, madje ngjarja ka bërë jehonë edhe tek mediat italiane. Në videon ku shfaqet fotoja e hajdutit të dyshuar, Marinela tregon edhe emrin e tij, moshën si dhe vendin ku mund të jetë. Por mbi të gjitha kërkon ndihmë.

 

Të fundit

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Lajme të tjera

Web TV