Spiunët në Gramsh/ Rama: Qesharake, po fotografonin karakatina të komunizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë konferencës ditën e sotme me kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bettel, ka komentuar edhe mbi sulmin e qytetarëve rusë dhe ukrainas në uzinën e Gramshit.

Ai tha se është për të qeshur gjithë rëndësia që iu dha kësaj çështjeje dhe mënyra si u trajtua, pasi ajo uzinë nuk është një objekt i rëndësisë së veçantë, është thjeshtë një karakatinë e komunizmit, e cila është në atë gjendje sa i priten edhe dritat.

Ai u shpreh se me rëndësi është qëllimi i tyre në Shqipëri dhe për këtë gjë po punojnë hetimet të cilat pritet të nxjerrin në dritë rezultate.

“Mjergulla e ngritur mbi objektet e rëndësisë së veçantë ishte për të qarë dhe për të qeshur. Ato nuk janë objekte të rëndësisë së veçantë. Ata janë karakatina të skualifikuara nga objektet e rëndësisë së veçantë që në vitin 2012. Ato janë deri në pikën ku iu priten edhe dritat por kanë disa roje që janë për të mbrojtur atë perimetër nga zaptimet. Të thuash se po bëjnë spiunazh duke fotografuar mbetjet e komunizmit është qesharake. Ajo që duhet të na shqetësojë është që çfarë qëllimesh kanë këta persona në vendin tonë. I takon hetimit të nxjerrë më shumë, shqetësimi ynë është se çfarë qëllimesh kanë këta persona. Duhet të shohim nga hetimi dhe gjykimi se cili është qëllimi i vërtetë. Të flasësh për cënim të sigurisë kombëtare se u shfaqën disa persona të dyshimtë është e drejtë po se u shfaqën duke fotografuar ca mbeturina të komunizmit është qesharake. Por se çfarë fshihet pas kësaj, që u bë e madhe me ndihmën tuaj, do të zbulohet nga hetimet.”- tha Rama.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV