Dënohet me 1 vit burg 15-vjeçarja në Tiranë, futi në kurth të riun për 100 mijë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk janë vetëm meshkujt që shantazhojnë vajzat, për para apo të tjera ‘ndere’, por ka raste edhe anasjelltas.

Së fundmi, një 15-vjeçare është dënuar me 1 vit heqje lirie nga gjykata në Tiranë, për shantazh ndaj një djali 8 vite më të madh, të cilin e kishte njohur në rrjetet sociale.

E reja është shpallur fajtore për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” ndaj djalit, të cilin e shantazhoi përmes një bisede intime në rrjetin social Snapchat, raporton A2CNN.

Gjykata e Tiranës vendosi që e pandehura minorene me iniciale E. K. u dënua me 1 vit burg, por nuk do të shkojë asnjë ditë në qeli, pasi në përfundim gjykata vendosi lënien e saj në Shërbim Prove për një periudhë 16-mujore. Referuar vendimit të gjykatës, në shtator të vitit të kaluar, e mitua ka filluar një komunikim në Instagram me 23-vjeçarin, që futi më pas në kurth. Në kallëzimin e tij, i riu ka treguar se biseda është zhvendosur në rrjetin social Snapchat dhe ka pasur natyre të ngacmimeve seksuale.

Sipas tij, gjithçka është ndërprerë kur bashkëbiseduesja i ka thënë se ishte 15 vjeç. Por disa orë më vonë, nga e njëjta adresë atij i ka shkruar një person që i është prezantuar si vëllai i të miturës. Duke i thënë se ishte punonjës policie, ai i ka kërkuar 10 mijë lekë të rinj, në këmbim të mosdenoncimit të tij për “ngacmim seksual” ndaj të motrës së mitur.

Para se të shkonte në vendin e lënë për dhënien e parave, pranë 9-katësheve në Tiranë, i riu kallëzoi rastin në polici dhe dhënia e parave ndodhi në sy të agjentëve. Sipas vendimit të gjykatës, në vendin e takimit, shuma e 10 mijë lekëve të rinj është marrë nga një vajzë, që rezultoi të ishte e mitura 15-vjeçare.

Lexo edhe :  Punonjësit e kadastrës i pret qelia! Rama paralajmëron në Facebook

Gjatë hetimit, e pyetur në prani të psikologëve, ajo ka shpjeguar se kishte vepruar e vetme, pa person tjetër pas saj dhe se bisedat me 23-vjeçarin i kishte bërë për ta larguar atë dhe jo për të përfituar para prej tij.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV