“Në fshat duhet të flasin”/ Rrëfimi i nënës hedh më shumë dyshime te babai i Amelias

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes lotësh është varrosur në Shqipëri vajza 6-vjeçare, e cila u gjet e pajetë në plazhin e Korinthit, teksa kishte dalë për të notuar me të atin. Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha elementet e çështjes, duke kërkuar detaje për rrethanat e vdekjes së saj dhe për marrëdhëniet e prindërve të saj.

Nëna fatkeqe që jetoi dhe punoi vetëm për fëmijën e saj, sipas ANT1 do të qëndrojë pranë familjes në Shqipëri pasi nuk ka më çfarë ta mbajë në Greqi. Fjalët e saj jashtë morgut të spitalit të Korinthit ku njohu fëmijën e saj i japin një dimension tjetër orëve të fundit të 6-vjeçares.

“Ai thoshte se nuk ishte mirë, por nuk e prisja të ndodhte kjo, Rrinte dhe pinte. Një ditë më parë ata kishin shkuar në një pagëzim dhe ai ishte ulur dhe pinte. Ai ishte në gjendje të mjerueshme. I dhanë qetësues. Ajo thoshte ‘pse, pse vajza ime e vogël… çfarë bëri vajza ime e vogël, pse e bëri këtë me vajzën time të vogël dhe jo me mua’.” ka thëne për ANT1 nëna e 6-vjeçares.

Amelia u gjet e vdekur nën një varkë në zonën detare Kalamaki të Korinthit. Babai ka deklaruar se fëmija i tij ka rrëshqitur dhe ka humbur në fund, ndërsa ai vetë nuk ka mundur të zhytet pasi vuan nga astma. “Unë nuk do ta lëndoja fëmijën, e adhuroja atë. E adhuroja fëmijën tim, ajo ishte forca ime. Kur fëmija erdhi në shtëpi mora forcë. Unë dhe gruaja ime nuk kemi probleme, nuk kemi asnjë akuzë mes nesh. Ne jemi bashkë në atë që na ndodhi. Unë e pata fëmijën për një muaj rresht. Vija çdo pasdite nga puna dhe e merrja ”, pohoi dje babai duke folur për protothema.gr.

Lexo edhe :  Manja i përgjigjet Dumanit: Jemi në krah të drejtësisë. Nuk duam drejtimin...

Mirëpo, deklaratat e nënës – sipas dëshmive – i japin një dimension tjetër jetës së çiftit që së fundmi nuk jetojnë bashkë. “Ky takim nuk ishte i planifikuar. Erdhi dhe më tha…“Do ta marr vajzën sot se jam në shtëpi”. Nuk e prisja”, tha nëna e 6-vjeçares.

“Iku një engjëll, ta ndihmojmë nënën. Ata duhet të hapë gojën, të flasin atje në fshat. Se ajo kishte kaluar situata të mjerueshme. Se ka ngrënë edhe dru. Nuk kishte as energji elektrike. Qumështin e fëmijës e ka marrë dhe e ka ngrohur fqinji”, tregon një mikeshë e mamasë së Amelias.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV