Propaganda ruse, moderatori krahason kancelarin Scholz me Hitlerin: Hipi në tank si…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në programin e tij të propagandës, propagandisti kryesor Vladimir Solovyov krahasoi kancelarin Olaf Scholz me Adolf Hitler.

“Ai thjesht dëshiron të jetë si idhulli i tij”, tha moderatori rus. Sipas tij, Scholz ishte “i çmendur”.

“Agjitacion pa shije kundër kancelarit tonë”, e përshkruan prestigjiozja gjermane Bild.

Solovyov vazhdimisht kalonte mes gjermanishtes ruse dhe stereotipeve naziste gjatë performancës së tij të çmendur. Me një “R” të rrotulluar dhe pothuajse duke bërtitur, ai imitoi Hitlerin. “Po po po”, “Tanket gjermane”, “Zoti Scholz”, “Panzer po, shumë mirë”, tha ai.

Të enjten, Scholz ndoqi programin e trajnimit për ushtarët ukrainas në tankun anti-ajror Gepard në Putlos (Schlesëig-Holstein) dhe gjithashtu u ngjit në një tank kundërajror Gepard. Gjermania dëshiron të dorëzojë gjithsej 30 prej tyre në Ukrainë.

Solovyov i shfrytëzoi imazhet, i vendosi pranë njëri-tjetrit në një kontekst të drejtpërdrejtë. (Majtas: Adolf Hitler, djathtas: Olaf Scholz). Sipas Bild ky është pretendimi i pabesueshëm: Ndërkohë, Vladimir Solovyov tha se; “Scholz u ngjit në tank për të imituar Hitlerin, idhullin e tij me mustaqe për të festuar “modelin e tij”.

Më pas moderatori duke iu drejtuar Gjermanisë, tha: “Jam kurioz: A e konsiderojnë tani gjermanët Ukrainën si Komisariatin e Rajhut Lindor?”

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV