Shqipëria dhe Kosova në shtator me abetare të përbashkët, nis shpërndarja!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Abetarja e përbashkët mbarëkombëtare do të jetë në duart e nxënësve më 1 shtator 2022, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Ajo ka filluar të shpërndahet, edhe pse pamja e saj deri më sot nuk është zbuluar. Sidoqoftë,  bazuar në foto të dërguara nga shtëpia botuese “Dukagjini” për RTKlive, shihet e Abetarja Kosovë-Shqipëri, është shtypur dhe pritet të jetë në duart e nxënësve.

Nga kjo shtëpi botuese thonë se Abetarja e përbashkët është gati dhe e njëjta ka filluar të shpërndahet sot, ndonëse gjatë dy ditëve të fundit, RTK nga shumë burime, ka bërë përpjekje të mësojë se deri ku ka mbërritur procesi i përgatitjes së saj.

Megjithatë, nga kjo shtëpi botuese thonë se fillimisht, e njëjta ka nisur të shpërndahet në shkollat e fshatrave të vendit. Sipas kësaj  shtëpie botuese, Abetarja e përbashkët do të shpërndahet gjatë fundjavës në shkollat e kryeqytetit. Sqarimi i kësaj shtëpie botuese e cila krahas asaj “Pegi” në Tiranë  janë fituese për  shtypjen e Abetares, erdhi pas lajmit të publikuar në RTKlive se Abetarja e përbashkët nuk është shpërndarë e për më tepër, nuk dihet as pamja e saj.

Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri është rezultat i mbledhjes dhe marrëveshjes së dy qeverive, në nëntor të vitit 2021.

Kjo abetare do të jetë e dyta pas vitit 2012, kur ishte përzgjedhur abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Të fundit

Çfarë po ndodh në Sudan, shtetin që e njohu Kosovën?

Si njohjet e tjera të pavarësisë së Kosovës, edhe ajo nga Sudani nxiti kundërshtime nga liderë të Serbisë. Por,...

Po nxitonte për në dasmën e saj, nusja kapet duke udhëtuar me 170 kilometra në orë

Një nuse në Florida, e cila ishte vonë në dasmën e saj, u ndalua nga policia derisa ishte në veturën që lëvizte me shpejtësi...

S’donin të paguanin, 2 turqit sherr me rojën e parkimit në Krujë! E godasin me makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Krujë, ku një shtetas turk (që kishte edhe një shok me vete) ka goditur...

Hamasi tregon pengjet, Izraeli bombardon Gazën, mbi 90 të vrarë në orët e fundit

Rripi i Gazës nuk gjen paqe as për festën e Pashkëve. Raportohet për bombardime të ndryshme nga ushtria e Izraelit. Numri i të vdekurve...

Google më në rrezik se kurrë për t’u shpërbërë

Pas gjysmë dekade duke luftuar për të mbajtur të bashkuar “perandorinë” e saj, Google është dobësuar. Kompania po përballet me një luftë me dy fronte...

Lajme të tjera

Web TV