Allegri vlerëson Romën dhe Mourinhon: Janë skuadër e madhe, Mou është simpatik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juventus barazoi 1-1 me Romën, në ndeshjen e kampionatit. Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Maximilliano Allegri u shfaq para mediave në përfundim të takimit. Allegri shprehet se ishte një ndeshje e bukur dhe ka vetëm fjalë të mira për teknikun rival Mourinho dhe ekipin që drejton ai.

“Kampionati është i gjatë dhe këto ndeshje ne rrezikojmë edhe t’i humbim. Kemi rrezikuar kapitullimin në një tjetër goditje nga këndi, skuadra zhvilloi një ndeshje të mirë, ishim agresivë dhe teknikisht kemi luajtur mirë. Por në pjesën e dytë deri te goli i barazimit mund edhe të shfrytëzonim më mirë krahun e majtë. Ishte një ndeshje e bukur, Roma është një skuadër e madhe dhe Jose është gjithmonë i aftë të mbajë ekipin në lojë.

Mourinho tha se kishin fat? Jose është gjithmonë simpatik dhe i kthjellët në mënyrën si sheh ndeshjet. Kur nuk e mbyll ndeshjen, mund të kapitullosh me një episod dhe ashtu ndodhi. U munduam të bënim diçka ndryshe në pjesën e dytë deri te goli. Por pastaj duhet thënë se pas një pjese të parë me një ritëm të tillë, është normale ta paguash në pjesën e dytë. Në pjesën e parë duhet të menaxhonim më mirë energjitë. Nuk mund të mendojmë që një skuadër dominon plotësisht 90 minutat, por e thënë kjo, jam i kënaqur me paraqitjen.

Mireti luajti si veteran, ka qetësi në menaxhimin e topit, ka një kontroll të parë gjithmonë përpara. Pastaj u tregua i aftë edhe Cuadrado të luante pas krahëve të Pelegrinit dhe të gjente edhe më shumë hapësira.

 

 

Çfarë roli për Milik? Si fillim është e rëndësishme të rikuperojmë Chiesa, Pogba dhe Di Maria. Unë nuk flas kurrë për mungesat, por për ne këta tre lojtarë janë shumë të rëndësishëm. Në këtë moment nuk i kemi dhe skuadra po sillet mirë” – tha ai.

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV