Erik Ten Hag tashmë nuk e ndalon dot: Nuk mund të them se Ronaldo do të qendrojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester United ka marrë fitoren e dytë rresht ne kampionatin anglez, Premier League.

Djajtë e Kuq triumfuan në udhëtim te Southampton me rezultat minimal 0-1, duke shkuar në kuotën e gjashtë pikëve pas katër ndeshjeve.

Trajneri i Djajve, Erik Ten Hag ka thënë se në dy ndeshjet e para skuadrës së tij i mungonte karakteri.

“Një skuadër duhet të adaptohet dhe të gjejë një mënyrë si të fitojë ndeshjet. Këtë bëmë më së miri ndaj Southampton. Në këtë aspekt vuajtëm në dy ndeshjet e para, veçanërisht në atë ndaj Brentford”.

“Kur një ekip nuk jep 100% në fushë dhe nuk ka karakter apo shpirt gare, atëherë është e kotë të flasim për filozofi apo taktika. Në fillim duhet të jetë shpirti i skuadrës dhe përkushtimi në 100%”, u shpreh Ten Hag.

Tutje trajneri holandez foli edhe për të ardhmen e yllit portugez Cristiano Ronaldos, duke e lënë të hapur mundësinë që ai të largohet nga Old Traford.

“Nuk mund të them se Ronaldo do të qëndrojë, ne do të jemi të vëmendshëm në afatin kalimtar deri në sekondat e fundit të saj. Nëse do të kemi mundësi të firmosim me ndonjë lojtar, atëherë do të godasim”, përfundoi Ten Hag.

Të fundit

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert...

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2-katëshe

Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë...

Garat në Europë, radhën tani e kanë Vllaznia dhe Partizani

Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të mërkurën e 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën e Konferencave. Nën drejtimin e trajnerit...

Veliaj në qeli, reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Shkelje e të drejtave

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi masën e “arrestit me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës,...

Donald Trump e konfirmon: Do jem në finalen e madhe të Botërorit

Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë gjenerale” për Kupën e Botës...

Lajme të tjera

Web TV