Jo me gomone, por me taksi! Media britanike: Shqiptarët vijnë nga Irlanda, kushton më pak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas marrëveshjes midis qeverisë shqiptare dhe asaj britanike për të gjetur një formulë për kthimin e emigrantëve që kapen në brigjet angleze pasi mbërrijnë me gomone, mediat ishullore po i japin edhe më shumë jehonë çështjes së shqiptarëve.

Britanikja ‘The Telegraph’ ka publikuar një artikull në të cilin thuhet se tashmë shqiptarët po ikin drejt Britanisë së Madhe nga Irlanda. Sipas saj kjo mundësi po shfrytëzohet nga shqiptarët për shkak të kontrolleve të buta kufitare mes Irlandës dhe Britanisë së Madhe.

Ky rrugëtim nga Irlanda në Britani të Madhe bëhet me taksi dhe sipas medias britanike bëhet me taksi dhe u kushton emigrantëve me pak para. ‘The Telegraph’ shkruan se shqiptarët po punojnë me bandat kriminale irlandeze për t’i marrë emigrantët në Dublin me pasaporta të rreme nga vendet e BE-së dhe më pas u sigurojnë kalimin në Britaninë e Madhe me taksi.

Rruga me taksi kushton rreth 2500 paund për person, ndërsa duhet të paguajnë rreth 300-400 paund të tjera për letërnjoftimet false të blera në Shqipëri. Nga ana tjetër, kalimi përmes kanalit të ‘La Manche’ me gomone kushton nga 5.000 deri në 5.500 paund.

Një organizator i bandës i tha një gazetari se udhëtimet drejt Britanisë së Madhe organizohen pothuajse çdo ditë dhe rrugëtimi është 100% i sigurt.

“Duhet të shkoni në Dublin. Ne kemi çmimin prej 2500 £ nga Dublini në Angli. Është 100 për qind i sigurt. Duhet të merrni një ID false evropiane që të mund të shkoni lehtësisht në Dublin,” tha ai.

I pyetur për itinerarin, një anëtar i bandës shpjegoi se “nuk kishte nevojë të paguante për një pasaportë false, vetëm një ID të BE-së. Në Shqipëri e gjeni për 300-400 euro.”

Lexo edhe :  Rama takohet me Ali Ahmetin në Shkup, kreu i BDI: Takim vëllazëror!

I pyetur për shoferët e taksive, ai tha: “Ata janë nga Irlanda. Ata i njohin njerëzit që punojnë në tragete. Ata paguhen gjithashtu. Unë kam shumë vite që punoj me këta irlandezë. Askush nuk do t’ju shqetësojë. Vetëm shkoni në Dublin. Për dy persona në një taksi, ne mund ta bëjmë çmimin 4,000 £. Vetëm sigurohuni që kartat tuaja të identifikimit të mos dallohen që janë false.”

 

 

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV