Napoli dhe Fiorentina u ndanë në barazim pa gola mbrëmë, në sfidën e vlefshme për Serie A.

Në tribunat e Artemio Francit bëri bujë një episod. Një tifoz po ofendonte gjatë gjithë kohës nga e ëma trajnerin e napoletanëve, Lucciano Spalletti. Fjalët ranë në veshët e teknikut, i cili nuk qëndroi duarkryq por iu afrua tifozit.

Në ato çaste, një tifoz ka goditur me shishe Spalletti-n, e për të qetësuar situatën është dashur ndërhyerja e rojeve të stadiumit.