Berisha: Nëse PD vjen në pushtet, rrogat do rriten më shumë se dyfish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të martë një takim me përfaqësuesit e biznesit të vogël, ku ndër të tjera shpalosi dhe disa nga pikat e programit ekonomik të Partisë Demokratike.

Berisha theksoi se nëse PD vjen në pushtet, do të rikthejë sistemin më të ulët fiskal, si dhe do të rrisë në mënyrë të vazhdueshme pagat dhe pensionet. Ish-kryeministri shtoi se do të ndërmarrë masa anti-krizë të menjëhershme për përballimin e rritjes së çmimeve si dhe do të përgjysmojë barrën fiskale për naftën.

“Shqipëria nuk ka asnjë shkak që të jetë pellg varfërie dhe mjerimi, Shqipëria ka çdo potencial që çdo familje të prosperojë. Ne kemi qenë dhe mbetemi parti e taksave të ulta. Ne mendojmë se parat në komptot tuaja mbeten më të vlefshme për shoqërinë se sa në arkat e shtetit. Ne jemi konservator, ne do të vendosim sistemin më të ulët fiskal. Kriza është krizë, do masa anti-krizë. Sirenat e krizës ulërijnë në të katërt anët.

Ne do të vendosim minimumin jetik, të vendoset nga ekspertët, të vejë sa të vejë. Pas vendosjes së minimumit jetik, ne do të ndërmarrim rritje të pandërprerë të rrogave dhe pensioneve. Në vitin 2005 ne i dyfishuam rrogat dhe pensionet. Rrogat nuk do dyfishohen, por do rriten më shumë se dyfish tani. Sot rrogat duhet të ishin dy herë më të larta se rrogat në vitin 2013. Nëse marrim parasysh borxhin që ka marrë kjo qeveri, rrogat mund të rriteshin me 2 deri në 3 herë. Për naftën, masa e parë do të jetë përgjysmimi i barrës fiskale”, tha Berisha.

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV