E pranon agjenti i Milinkovic-Savic: 100 milionë për të janë shumë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa sezonesh, Lazio ka në organikë një futbollist me shumë kërkesë në merkato. Sergej Milenkovic-Savic gjatë këtyre viteve ka qenë disa herë pranë firmës me Juventusin apo Manchester United, mirëpo kërkesat e larta financiare të klubi italian, kanë bërë që pretendentët për serbin të tërhiqen.

Lazio nuk e lëshon 27-vjeçarin për një shifër më inferiore se ajo e 100 milionë eurove duke e mbajtur “peng” lojtarin në kryeqytet. Së fundmi, edhe vetë menaxheri i Milinkovic-Savic, Mateja Kezman shprehet se pretendimet e Lazios për 100 milionë euro janë të tepërta.

“Klubi i Lazios nuk ka fituar trofe madhorë në Europë dhe në këtë formë mendoj se kërkesa prej 100 milionë eurosh është e ekzagjëruar. Në klubin e Juventus të gjithë e duan Milinkovic dhe në të shkuarën ka pasur kontakte të shumta. Por, e vërteta është se për momentin projekti Milinkovic për ta është shumë i shtrenjtë, në këtë pikë drejtuesit bardhezi janë treguar shumë të qartë”, u shpreh Mateja Kezman, agjenti i Milinkovic-Savic.

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV