Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Kur opozita barazohet me Berishën dhe Metën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetimet e vrullshme ndaj Ilir Metës nga Struktura Anti-Korrupsion trazon ujërat e ndenjura të “moçalit politik”. Si pritet të përfundojë kjo çështje dhe a do të ketë ndikim politik”. Rreth kësaj çështje dhe zhvillimeve që priten në këtë vjeshtë komenton për gazetën “Fjala”, analisti Plator Nesturi.

Nga Fernada Cenko

SPAK ka vënë në hetim kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta me akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale dhe evazion fiskal”. A është ky një “hetim normal ” që vjen nga puna “rutinë” e një prej institucioneve të drejtësisë, apo mund të ketë edhe ndikim politik sikurse e ka cilësuar Meta?

Hetimi i hapur ndaj z. Meta nuk mund të quhet as “hetim normal” dhe as nga puna “rutinë” siç shpreheni ju. Asnjëra prej tyre dhe kjo është më se e qartë. Çështja e hapur nga SPAK vjen nga një denoncim i drejtpëdrejtë dhe me emër konkret, dhe pikërisht nga ish deputeti Halit Valteri.  Në denoncimin e tij deputeti Valteri merrte shkas dhe nga një shkrim i botuar në një gazetë austriake ku hidheshin dyshime dhe akuza nga ish presidentit për një lobim në Ushanington dhe përdorim të paligjshëm të fondeve.

E thënë më qartë. Shteti kështu funksionon. Kur ka një akuzë, hapet një hetim dhe këtë një gazetar e ka mëse të qartë si rezultat i punës së vet të përditshme. Mund të hutohet nga retorika politike një qytetar i thjeshtë se hetimin e ka hap Rama apo se kreu i Spak është shërbëtor a “spurdhjak” i partisë, por një gazetari nuk i lejohet të bjerë në këtë kurth. Nëse nuk mësohemi me normat se si funksionon shteti por thjesht përcjellim çdo lloj budallallëku që përdoret për mbrojtje, atëherë nuk po e kryejmë detyrën tonë. Për ta thjeshtëzuar më tej çfarë ka ndodhur, se duket sikur po bëhet nami dhe spo e kuptoj pse gjithë këtë panik të shfaqur. Këmi një denoncim, është nisur një hetim që SPAK e ka për detyrë funksionale ta kryejë, dhe më tej do të shohim nëse ka elementë të mjaftueshëm që kjo çështje të shkojë në gjykim si dhe çfarë provash do të vërtetojnë nëse kemi të bëjmë me një shkelje ligjore për veprimtari të paligjshme e të kryer në bashkëpunim. Kaq e thejshtë është. Pyetjet që mund të ngrihen janë nëse a ka elementë të mjaftueshëm për shkelje të ligjit, apo si mund të ndikojë ky hetim në vijueshmërinë e rrjedhave politike nëse Meta e bashkëpuntërorë të tij gjenden fajtorë, por jo pyetje a nëse hetimi është normal apo jo. Vetë publikut as do i interesonte kjo gjë.

Vetëm dy muaj më parë kreu i qeverisë Edi Rama e bëri publike kërkesën e tij ndaj SPAK që të hetohet Berisha dhe Meta dhe fill pas kësaj SPAK vijon hetimet intensive. A e bën “pis” politika sistemin e drejtësisë duke e sulmuar apo i “sugjeruar” si dhe kë të hetojë? Deri më tani ato pak dosje hetimore kanë prekur vetëm majtas ku dy ish-ministra dhe një deputet i PS-së janë në burg, me lëvizjen e fundit të hetimit ndaj drejtuesve të opozitës a mendoni se SPAK po bën balancë?

Për mua pak rëndësi ka nëse hetimet apo dhe dënimet bëhen majtas apo djathtas, nga lart apo nga poshtë. Rëndësi ka që një reformë e nisur në drejtësi të japë frytet në luftën ndaj korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. Nisur nga kjo duhet të mbështesim organet dhe institucionet që merren me këto çështje e jo tu fusim shkopinj nën rrota. Por për këtë mbështetje duhet të tregohemi dhe të sinqertë e të hapur. Nuk ka vlerë nëse brohorasim kur hetimet prekin një segment të politikës dhe errësojmë e ngremë akuza kur në rrjetën e hetimit bien përfaqësues të një segmenti tjetër politik. Nga ana tjetër, është thënë që në krye të herës, që është pikërisht politika ajo që i frikësohej dhe i bëhej pengesë reformës në drejtësi pikërisht pasi mund të dilnin në dritë shumë e shumë mëkate ta saj të korrupsionit e abuzivizmit në tre dekada rradhasi. Mëkate këto që mendohej se nuk do të ndëshkoheshin kurrë e për të cilat as mund të imagjinohej se do të jepnin llogari. Ndaj jo rastësisht zhurma e madhe që vjen sapo nisin hetime e happen çështje të reja e të vjetra, vjen pikërisht nga politika. Shihni sot se çfarë ndodh. Nuk reshtin konferencat e shtypit ditë pas dite e që shërbejnë veç për të krijuar mjegull e tymanjë për akuzat që u janë ngritur. Në të vërtetë kjo është shenjë paniku dhe si mundësi për të ushtruar trysni nga pozitat e politikës për ti shpëtuar barrës së akuzës. Fakti që tribunat politike merren me akuza ndaj kundërshtarëve është dhe një strategji për të zbutur në opinionin public peshën e akuzave të ngritura ndaj tyre apo forcave politike që përfaqësojnë. Duke e etiketuar prokurorin apo punonjësin shtetëror si shërbëtor apo të varur nga kundërshtari, synohet të relativizohet rëndësia e hetimit dhe shkalla e shkeljes ligjore me arësyetimin se hetimet nuk i bën drejtësia, por kundërshtari i cili i ka blerë prokuroërt e gjykatësit. Por paniku duket se ka shkuar më tej, përderisa këta liderë të “pazëvendësueshëm” arrijnë të thirrin nën armë vetë partinë e mbështetësit e tyre si mënyra e fundit për ti shpëtuar përgjegjësive të tyre. Nëse vërtet ia arrijnë të ndikojnë më trysni politike, atëherë ta qajmë Reformën në Drejtësi dhe as mos të kemi më iluzione se llumi do pastrohet ndonjëherë në këtë vend.

Lexo edhe :  Përse Meta ka prioritet në listën e Berishës, më shumë se deputetët e PD?

Vetë Meta dhe Partia e Lirisë (ish-LSI) po denonconin çdo ditë aferën atë që cilësohet si afera e inceneratorëve. Madje Meta reagon ashpër ndaj kreut të SPAK, duke e cilësuar si “spurdhjaku i partisë” që merr urdhra nga Rama, si i komentoni këto reagime?

Nëse LSI apo PL e kushdo qoftë ka bërë denoncime për shkelje e afrera të dyshimta, shumë mirë ka bërë. Madje kjo duhet të jetë detyrë dhe jo meritë e një force politike aq më tepër në opozitë. Mesa dihet dhe për këto denoncime SPAK ka hapur një hetim e që është në ndjekje. Çështja është se ku lidhen me njëra tjetrën denoncimet e bëra nga LSI dhe denoncimi i bërë ndaj drejtuesve të LSI për shkelje e abuzim? Apo gjykohet se si kompensim pse kanë bër denoncime duhet të kenë imunitet? Zakonisht përfitojnë imunitet ata që bëjnë marrëveshje me drejtësinë dhe pranojnë shkeljet në këmbim dhe të denoncimit të bashkëfajtorëve. Së dyti, gjithmonë kam patur rezerva nga denoncimet e bera nga aktorët politikë pasi shpesh rezulton se denoncimet janë jo të sinqerta dhe jo të plota. Më së shumti janë si tentativë për të çuar drejt një drejtimi të caktuar hetimet, pikërisht në atë drejtim që i intereson kësaj force politike, dhe jo realisht si një ndihmë për ta çuar deri në fund një hetim për hetim të korrupsionit. Nga ana tjetër shpesh këto denoncime më janë dukur dhe si strategji për të ushtruar presion ndaj drejtësisë me synimin se nëse merr pozat e denoncuesit bëhet disi e vështirë për të kaluar në pozitën e të akuzuarit.

Berisha dhe Meta kanë premtuar se në shtator do të ketë protesta, publikime të skandaleve apo edhe nismë për mosbindje civile, a e step opozitën hetimi ndaj Metës?

Ajo që shihet gabim në këtë qerthull amorf që përbën politikën shqiptare, është se ngatërrohet, qëllimisht apo jo, se Berisha e Meta janë vetë opozita shqiptare. Opozita është një koncept dhe një bashkësi shumë më e madhe vlerash e kontributesh dhe që nuk mund të krahasohet me figurat e dy prej personazheve të saj, sado të rëndësishëm të jenë për forcat e tyre politike. Ndaj nëse opozita barazohet me ta dhe halli i këtyre personazheve barazohet me atë të gjithë opozitës, atëherë ka pak shpresë. Pak shpresë që opozita të këtë marrë mësimet e duhura nga dështimet e mëparshme, dhe ca më pak shpresë se kjo lloj opozite mund të shndërrohet në shpresë për këtë vend. Dhe kështu do të kalojnë shumë shtatorë.

Të fundit

Mos prisni surpriza! Këto shenja kanë më shumë gjasa të harrojnë ditëlindjen tuaj

BINJAKËT Binjakët harrojnë ditëlindjen e tij, a mendoni se do ta kujtojë tuajën? Nëse prisni që Binjakët të organizojnë një...

Po drejtonte në gjendje të dehur një skuter! Gjobitet me 11,500 dollarë këngëtari

Reperi i i famshëm koreano-jugor, i njohur si Suga, i cili është pjesë e grupit muzikor BTS, është gjobitur me 11,500 dollarë, për drejtimin e...

Tirana mikpret 900 sportistë nga 48 vende të botës

Pas dy medaljeve historike në Lojërat Olimpike në Paris, Shqipëria ka fituar medaljen e parë të artë në sportin e taekwondo-së në samitin “5th...

Xiaomi thyen rekord në shpejtësinë e karikimit!

Kompania kineze, Xiaomi testoi sistemin e saj të ri të karikimit të shpejtë dhe theu të gjitha rekordet e mëparshme! Xiaomi përdori teknologjinë e re...

“Unë bëhem me nerva”/ Ilnisa rrëfen takimin e parë të Meritonit dhe vajzës së saj

Ilnisa Agolli ka rrëfyer momentin e parë kur Meriton Mjekiqi është takuar me vajzën e saj. Teksa ishte e ftuar në emisionin “E diela...

Lajme të tjera

Web TV