Leclerc dorëzohet në garën për titull: S’e kuptoj çfarë ndodhi, Red Bull janë magjistarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gara e fundit e Formula 1 zhvilluar në Belgjikë tregoi se Red Bull ka vënë me “shpatulla pas muri” Ferrari, që nuk ishte në gjendje të rivalizojë. Ai që pranon dominimin e makinës austriake është Charles Leclerc, që përfundimisht ka hequr dorë nga gara për titull.

“Nuk e di se çfarë i kanë bërë makinës gjatë pushimeve verore. Çfarë magjie kanë bërë për të qenë kaq të shpejtë? Duhet të kuptojmë se çfarë po ndodh, pasi ishin të paarritshëm, ndërsa gara jonë ishte thjesht normale”, u shpreh monegasku i “kokëkuqes”, që u rendit i gjashti.

“Red Bull ka bërë një hap vërtet shumë të madh përpara, kjo është e sigurt. Ajo makinë tashmë është shumë përpara nesh. Edhe pse në garë ishim kompetitivë, nuk ishim në nivelin e tyre. Bëhet fjalë për një diferencë të madhe, që mund të ndërlikojë të ardhmen”, tha Leclerc.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV