Ka nisur zyrtarisht numërimi mbrapsht deri në fund të afatit kalimtar. Ndërsa afati kalimtar ka parë tashmë disa transferime të suksesshme, ka ende disa lojtarë me të ardhme të pazgjidhur që mund ta gjejnë veten në një ekip tjetër.
Më poshtë është lista e lojtarëve kryesorë që mund të bëjnë një lëvizje përpara mbylljes së afatit kalimtar më 1 shtator.
Marco Asensio
“Rinovoj apo largohem nga Real Madridi? Mendoj se janë tre mundësi, ekziston edhe mundësia për të qëndruar dhe për të përfunduar vitin e kontratës”, deklaroi mesfushori qershorin e kaluar pas një ndeshjeje me kombëtaren. Lojtari i Real Madridit është ende duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje për problemet e tij aktuale në kontratë dhe mund të përfundojë në Ligën Premier League, me Arsenalin një destinacion të mundshëm.
Cristiano Ronaldo
Pavarësisht se ka deklaruar se dëshiron të largohet nga Manchester United, Ronaldo nuk ka arritur të gjejë një klub të denjë ose një klub mjaft të pasur për të përballuar pagën e tij. Ndërsa Sporting dhe Napoli janë shfaqur si destinacione të mundshëm, asnjëra nuk mund të përballojë realisht pagat marramendëse të portugezit.
Juan Mata
Juan Mata është një lojtar i lirë. Ish-lojtari i Manchester United ka refuzuar disa opsione duke përfshirë ofertat nga MLS sepse synimi i tij është të vazhdojë të konkurrojë në një nivel të lartë në Evropë.
Fabian Ruiz
Historia e Fabian Ruiz ka qenë një temë e përsëritur gjatë gjithë këtij afati. Paris Saint-Germain është i interesuar për nënshkrimin e lojtarit, por është përballur me një kundërshtim të ashpër nga Napoli.
Nëse një marrëveshje arrihet, atëherë Leonardo Paredes do të largohet te Juventusi, sipas Tuttosport.
Hector Bellerin
Hector Bellerin ende nuk është larguar nga Arsenali. Mbrojtësi spanjoll mund të kthehet ose te Real Betis ose te klubi i tij i fëmijërisë Barcelona.
Marcelo
Mbrojtësi brazilian vazhdon të shikojë futboll nga larg, edhe pse sezoni tashmë ka nisur. Braziliani po hedh opsion pas opsioni pasi vazhdon të kërkojë një destinacion që plotëson të gjitha kërkesat e tij. I fundit që ka rënë nga lista është Bayer Leverkusen, sipas Sky Sports.
Pierre-Emerick Aubameyang
Pavarësisht nga një pjesë e dytë e shkëlqyer e sezonit të kaluar me Barcelonën, Pierre-Emerick Aubameyang nuk është më titullar për shkak të ardhjes së Robert Leëandoëskit.
Ai është lidhur me një rikthim në Londër, por këtë herë për t’u ribashkuar me ish-trajnerin Thomas Tuchel te Chelsea.
Memphis Depay
Memphis Depay ende mund të lëvizë, pasi holandezi nuk ëhstë në planet e Barcelonës. Ai ishte i lidhur me Juventusin, por klubet e tjera gjithashtu mund të bënin një ofertë të vonuar, veçanërisht nga Anglia.