Kontrollohet dhe shoqërohet në polici babai i Stresit, Sali Lushaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion i forcave “Shqiponja” të Policisë së Tiranës ka vënë në pranga dy persona. Në zonën pranë stadiumit Dinamo janë ndaluar dy mjete tip “Mercedes Benz”, të cilët janë parkuar njëri pas tjetrit. Efektivët zbresin të parin shoferin e mjetit Mercedes Benz ML (fuoristradë), i cili nga pamjet duket se është Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës.

Më pas, nga mjeti që drejtohej nga Lushaj, del dhe një person tjetër që qëndronte në sediljen e pasme, por nuk është bërë i ditur identiteti i tij. Të dy makinat janë kontrolluar imtësisht dhe më pas janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë.

Ngjarja ka ndodhur pasditën e sotme, rreth orës 15.30, por ende Policia e Shtetit nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për të zbuluar se përse është shoqëruar babai i reperit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi. Pritet që e gjithë ngjarja dhe arsyeja e ndalimit të zbardhet me një deklaratë zyrtare./NOA

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV