Zbulohet projekti i Parkut “Eden” që do ndërtohet në Kryeministri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ambientet e Kryeministrisë do të ndërtohet një kopsht gjigand, i cili do t’i kushtojë qeverisë një shumë prej 4.3 miliard lekësh. “Parku Eden” do jetë një instalacion i madh me trarë druri dhe pemë të ndryshme të varura në të.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur dy ditë më parë tenderin me objekt: Instalacion me strukturë druri në oborrin e kryeministrisë të quajtur “Parku Eden”, me procedurë të kufizuar dhe një vlerë prej 4 miliardë e 300 milionë lekësh.

Hartimi i projektit është detajuar mbi bazën e konceptit, të formuluar nga studioja ndërkombëtare e projektimit “Studio Precht”, me zyrat qendrore në Austri. Koncepti i “Eden-it” është përgjigje e situatës që krijohet në oborr. Në vend që të vendoset një kopsht në tokë, krijohet një kopsht 3-dimensional që siguron funksione rekreacioni, gjallërie dhe kohe të lirë në nivele të ndryshme.

Dizajni i ndjekur në hapësirën e depërtueshme të Eden-it lejon zhvillimin e programeve dhe eventeve publike të ndryshme. Shkallët përfshijnë elementë ulës që janë të lëvizshëm sipas kërkesës, fleksibël dhe të vendosur siç duhet në raste të ndryshme.

Tribuna, një rampë me ulëse, ofron një platformë për evente gjatë ditës (konferenca zyrtare) dhe në mbrëmje (leksione, koncerte, fjalime), ndërkohë që bimët në strukturë mbështjellin audiencën me një kuvertë natyrale dhe do të ofrojë një sfond të bukur për eventet.

Edeni qëndron në një rrjetë 4800x4800x4800mm. Trarët prej druri të ndërthurur kryq përbëjnë një kornizë modulare kubike 6x3x4, që shërben si strukturë. Konstruksioni i drurit të parafabrikuar do të garantojë zbatim të saktë, bashkim të shpejtë në vendndodhje dhe emeton vlera të ulëta të karbonit në krahasim me materialet konstruktive tradicionale, siç janë betoni dhe çeliku.

Lexo edhe :  Fotot e projektit, si do të jetë Akademia e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Të fundit

Juventus arrin akordin me yllin e Premier Leagu

Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes...

Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez

Romanca mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka hyrë në një kapitull të ri. Një ndër çiftet më të dashur dhe famshëm, që prej...

Shkaktuan zjarret në Lukovë dhe Tragjas, arrestohet 1 person

Policia e Vlorës ka arrestuar 1 person dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë për 3 raste zjarrvënie, përkatësisht në Lukovë, Bolenë dhe Tragjas. Specialistët...

Zjarri në fshatin Xath, kryebashkiaku: Ministrit i kam çuar mesazh, por…

Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hilë Curri, është shprehur për Report Tv se banesat në fshatin Xath rrezikohen seriozisht nga flakët masive që po përhapen...

Vrasja në Gjilan, flitet për fajde me dorëzani 70 mijë euro

Selami e Edmond Hasani si dhe Abedin Hoxha mbetën viktima të një ngjarjeje të rëndë që ndodhi mesditën e së dielës në Gjilan. Mefail...

Lajme të tjera

Web TV