Zyrtare: Adnan Januzaj transferohet tek Sevilla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi belg me origjinë shqiptare Adnan Januzaj është bërë zyrtarisht lojtar i ri i Sevillas. Klubi andaluzian e njoftoi transferimin këtë të mërkurë pasdite.

Dita e së martës ishte e furishme në zyrat e Sánchez Pizjuán, pasi u mbyll edhe transferimi i Lucas Ocampos tek Ajax, por prej disa orësh operacioni është ‘në ajër’ me një ofertë më të ulët nga holandezët.

Skuadra holandeze do të paguante 20 milionë euro për sulmuesin argjentinas, ky operacion ishte ai që i hapi derën skuadrës së Lopeteguit për Januzaj, i cili ishte pa ekip pasi kishte përfunduar kontratën me Real Sociedad.

Me shitjen e supozuar të Ocampos, Sevilla ishte e vendosur të arrinte 100 milionë euro të ardhura nga transferta këtë verë . Dhe nuk synohej të ndalej me kaq, pasi në këtë ditë të fundit të tregut priten më shumë lëvizje.

Monchi është ende në kërkim të një sulmuesi, pasi tashmë ka bërë oferta tek Almería dhe Elche për Sadiq dhe Boyé . Të dy u refuzuan, ndërsa opsioni i Raul de Tomás është ende i pranishëm , edhe pse me më pak forcë se të mëparshmet. Përveç kësaj, nëse Munir ose Gudelj mund të lirohen, Sevilla gjithashtu do të përpiqet të afrojë një mesfushor që i jep muskuj një skuadre që nuk shkëlqen në këtë aspekt. Për momentin ai që vjen është Januzaj, i cili më parë u përfol edhe për një transferim tek Barcelona.

Të fundit

Protesta dhe dhunë në Serbi/ Thirrje për largimin e Vuçiç, plagosen dhjetëra persona

Një tjetër natë pa gjumë për Serbinë, ku mijëra protestues kanë dalë në rrugë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë...

Kostoja shokuese e një shkrepseje: 20 milionë euro

Nga Leonard Veizi Sa herë që shpërthen një zjarr, përsëritet i njëjti refren i lodhur: nuk është faji i diellit përvëlues, as i temperaturave të...

Një histori e shkurtër e Alaskës, vendit ku vendoset e ardhmja e botës

Nga Giacomo Fasola, Corriere della Sera Një shekull e gjysmë më parë, Shtetet e Bashkuara blenë Alaskën nga Rusia (dhe disa në Moskë e duan...

Rusia, Ukraina dhe territoret: Çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

Në prill të këtij viti, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se kishte rënë dakord në parim për një traktat paqeje me Rusinë. Asokohe...

Kthjellime dhe reshje lokale shiu, parashikimi i motit 15 gusht 2025

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht pritet shtim...

Lajme të tjera

Web TV