Artan Hoxha: Ervis Martinaj është rrëmbyer nga persona me veshje të Forcave Speciale!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ervis Martinaj është rrëmbyer nga një grup personash të veshur me uniforma të Forcave Speciale, thotë gazetari Artan Hoxha. Sipas tij, ky grup e ka marrë biznesmenin në një shtëpi në zonën e Shijakut, e kanë shoqëruar në Vlorë dhe prej aty nuk ka më asnjë gjurmë të Ervis Martinaj.

“Është marrë nga një grup personash të veshur me veshje të Forcave Speciale. Është marrë në një shtëpi ku qëndronte në mirëbesim. Kanë menduar se po shkonin Forcat Speciale të shtetit dhe janë njoftuar bënin kujdes nga personat që i ruanin. Në atë shtëpi është marrë (Ervis Martinaj) dhe gjurma e fundit është në Vlorë. Nga grupi që e kishte rrëmbyer, dhe më pas nuk dihet më”, u shpreh gazetari.

Më tej, Artan Hoxha është shprehur se sipas burimeve të tij, i shumëkërkuari i SPAK ka qëndruar një javë në Dhërmi. Më pas, është parë në hotelin në Durrës e një ditë më vonë në Tiranë.

“Besimi i familjarëve të policia është zero. Kamerat qe janë gjetur deri tani i kanë gjetur familjarët, ata e kanë ngritur këtë shqetësim. Ka një itinerar, në 1 gusht  deri në  5 gusht ka qenë në Dhërmi ka bërë pushime. Në datën 5 pasdite është shfaqur në hotelin në Durrës. Ditën e shtunë ka shkuar shoferi e ka marrë shoferi, më pas ka shkuar përballë në një qendër tregtare.

Ervis Martinaj komunikonte çdo dy orë me familjen me telefon, ishte një njeri që vjen nga një familje ku babai ka mbaruar për ekonomi financë, Ervisi ka mbaruar në Itali për të njëjtën degë, e më pas për dy vite në Tiranë së bashku me motrat e tij që studionin për të njëjtën degë.

Lexo edhe :  Taulant Balla takohet me shqiptarë të suksesshëm: Ju kontribuoni për Shqipërinë

Kam parë me sytë e mi komunikimet, kishte komunikim permanent, diku rreth orës 17 të ditës së martë… ai ka marrë një luan para disa kohësh, është interesuar nëse ka shkuar njeri ta ushqente. Komunikimi i fundit ka qenë me xhaxhain e vet, me babanë e Brilantit që u vra. Ai komunikonte vazhdimisht, dhe prandaj familjarët u shqetësuan”, tha Hoxha në emisionin “Opinion”.

Të fundit

Vila, makina e truall, 45-vjeçarit nga Gjirokastra i sekuestrohet pasuria

Një mori pronash, përfshirë këtu godina banimi dhe truall toke, por edhe makina, i janë sekuestruar një 45-vjeccari nga...

Qielli shqiptar është kthyer në rrugën e re të ekonomisë

Shqipëria, vendi i detit dhe maleve, po ndryshon lojën. Qielli mbi ne është kthyer në rrugën e re të ekonomisë, ku fluturimet drejt Tiranës...

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka vendosur të ndalojë përkohësisht importin e deleve dhe dhive të gjalla nga Maqedonia e Veriut, pas...

Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

Eksportet janë pezulluar, por nuk dihet se sa dhe çfarë është eksportuar. Ky konstatim i referohet vendimit të shpallur dy ditë më parë nga...

Florida, 29-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë muajit të mjaltit

Muaji i mjaltit i një burri 29-vjeçar nga Kolorado përfundoi tragjikisht kur u godit nga rrufeja ndërsa ndodhej në plazhin New Smyrna në Florida. Jake...

Lajme të tjera

Web TV