“Nuk ka dosje për mua”/ Meta me tone të forta: S’ka ligj që më pengon të kandidoj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se Autoriteti i Dosjeve është vetëm një portal shtesë i Edi Ramës.

Duke folur për çështjen e përfshirjes së emrit të tij nga Autoriteti, i cili tha së fundmi se është i hapur për të bashkëpunuar, Meta deklaroi se do të merren me avokatin e tij.

Ai theksoi se për të nuk ka dosje, por se e gjithë kjo është bërë për shkak të frikës që kanë para zgjedhjeve.

“Do bashkëpunojë në prokurori dhe në SPAK. Do merren me avokatin tim, publikisht, vazhdimisht, askush nuk do shpëtojë. Nuk ka dosje për mua. Unë t’i kërkoj Autoritetit të Edi Ramës një gjë të tillë kur për mua është një gjë shumë e qartë. Është e qartë. Që të ishe bashkëpunëtor duhet të ishin 25 elemente. Është e zgjidhur. Ai të bëjë ligj dhe çfarë të dojë.”, u shpreh ai.

Sa i përket ndryshimeve ligjore për pastërtinë e figurës që mund të bëhet pengesë për kandidimin e tij, Meta tha:

“Nuk ka ligj që më pengon mua të kandidoj. U hoqën koalicionet se ishin shitur koalicionet me kohë. Nuk të bën dot njeri me ligj bashkëpunëtor. Vetëm do thellohet në humnerën e vet. Është i mbaruar. Fakti që merret me manipulime të tilla tregon se sa frikë e tmerr ka nga gara e vërtetë”.

Sulo: Cila është lëvizja juaj? Ju SPAK-ut i thoni spurdhjak i partisë dhe këtej i çoni dosjet.

Meta: Le të mos e hetojë, le të rëndojë pozitën e vetë. Rruga jonë është me popullin, me qytetarët. Problemi këtu është çfarë ndodh me pronat e shqiptarëve, me të drejtat e shqiptarëve.

Të fundit

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet",...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit...

Lajme të tjera

Web TV