Berluskoni nuk ndalet as në TikTok, 350 mijë ndjekës në më pak se një ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ka bërë debutimin e tij në TikTok, në një përpjekje për t’u bërë thirrje të rinjve të votojnë në prag të zgjedhjeve kombëtare të këtij muaji.

“Përshëndetje , ja ku jam”, tha 85-vjeçari, duke nisur videon e tij të shkurtër në faqen e mediave sociale në pronësi kineze, e cila përdoret më shpesh nga adoleshentët .

Berlusconi, i cili udhëhoqi qeverinë italiane tre herë, po planifikon një rikthim politik në zgjedhjet e 25 shtatorit, pasi dorëheqja në korrik e kryeministrit, Mario Draghi, e zhyti vendin përsëri në një krizë politike.

Paraqitja e Berlusconit në TikTok është strategjike pasi Italia ka ulur moshën që votuesit duhet të arrijnë përpara se të kualifikohen për të zgjedhur senatorë nga 25 në 18 vjeç, duke i hapur rrugën 4 milionë të rinjve në moshë madhore për të fituar të drejtën e votës për dhomën e sipërme legjislative.

“Janë 5 milionë nga ju në këtë platformë dhe 60% prej jush janë nën 30 vjeç dhe ndihem pak ziliqar (që nuk jam i ri) për këtë”, tha ai.

@silvio.berlusconi

Ciao ragazzi, eccomi qua. Vi do il benvenuto sul mio canale ufficiale #Tiktok per parlare dei temi che più stanno a cuore a Forza Italia e al sottoscritto e che vi riguardano da vicino: parleremo e discuteremo del vostro #futuro Vi racconterò di come vogliamo rendere l’#Italia un Paese che possa darvi nuove opportunità e la possibilità di realizzare i vostri sogni. Ci rivediamo presto su TikTok ! #silvioberlusconi #berlusconi #elezioni #forzaitalia🇮🇹💪❤️ #politica #giovani

♬ suono originale – Silvio Berlusconi

I ulur si zakonisht pas tavolinës së tij, udhëheqësi i Forza Italia tha se do të përdorte platformën për t’u treguar të rinjve se si mund ta transformonte Italinë në “një vend që ju jep mundësi të reja dhe mundësi për të realizuar ëndrrat.

Në një video të dytë të TikTok, Berlusconi tregoi një shaka për Vladimir Putin, Joe Biden dhe Papën.

Pas videos, ish-kryeministri arriti në më shumë se 350 mijë ndjekës në më pak se një ditë.

Të fundit

Jenishehri zbulon se si mundet Serbia/ Jam matematicien, Duka dhe Silvinjo janë xhelozë!

Ish deputeti Selami Jenishehri, ka ndërtura një skemë, se si Shqipëria mund të mposhtë ekipin serb, por thotë se...

Kush falsifikoi firmën e Biden?/ Ish-presidenti nuk i ka nënshkruar vetë disa urdhra!

Një organizatë jofitimprurëse amerikane ka ngritur dyshime se Joe Biden, nuk i ka nënshkruar vetë disa urdhra ekzekutivë e madje nuk ishte as në...

Raporti i KLSH: Shkelja e disiplinës financiare nga institucionet “kushtoi” 10 mln USD

Mënyra jo efektive e menaxhimit të të ardhurave dhe shpenzimeve nga institucionet ka mbajtur peshën kryesore të ndikimit negativ në financat e subjekteve që...

Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit, 3 qershor 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 85.3 lekë dhe do të shitet me 86.8 lekë. Euro do të...

“Kaq budalla e dini Ramën?”/ Flamur Noka: Zgjedhjet nuk do të njihen, si në Serbi

Flamur Noka thotë se zgjedhjet në Shqipëri ishin më keq se në Serbi dhe për këtë arsye nuk do të njihen. I pyetur nga Ylli...

Lajme të tjera

Web TV