Dita e parë e reciprocitetit: E kaluam kufirin sikur të ishte BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serbia më 1 shtator ndërpreu lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje për shtetasit e Kosovës. Me një dokument të tillë, që është cilësuar si zëvendësim për letërnjoftimin, kosovarët janë pajisur me të hyrë në territorin e Serbisë, tash e 11 vjet. As Kosova nuk do të lëshojë dokumente të tilla për qytetarët e Serbisë. Në Jarinjë dhe Merdarë, qytetarët e të dyja anëve po e kalojnë kufirin pa problem, me dokumentet e tyre personale.

Kalim me letërnjoftime në Jarinjë e Merdarë

Në Jarinjë, Liridon Shala nga Podujeva, që kaloi kufirin për në Serbi me dokumente të Kosovës, tha se edhe kur kanë qenë dokumentet për hyrje/dalje për të nuk ka pasur problem. Por, me heqjen e tyre, ai thotë se po i duket sikur të jetë në Bashkimin Evropian. “Pa problem kemi kaluar, nuk kemi pasur problem as kur kanë qenë letrat [dokumentet për hyrje/dalje] vetëm se është dashur t’i marrim ato tek autoritetet serbe, nuk kemi pasur problem kurrë, asnjë pengesë nuk e kemi pasur. Sot normalisht që më mirë, sikur të ishte Bashkimi Evropian na u duk, se gati njësoj”, tha ai për REL-in. Zoran Çeperkoviq, nga Leshaku në veri të Kosovës, tha se do ta kalojë kufirin me dokumentet e Serbisë dhe se marrëveshjen për heqjen e dokumenteve për hyrje/dalje, e cilësoi si diçka të mirë. “Pres një marrëveshje paqeje. Le të jetojmë në paqe së bashku”, tha ai, teksa po kalonte kufirin në Jarinjë. Dragan Mirosavleviq, profesor në Universitetin e Mitrovicës, që më 1 shtator hyri në Kosovë përmes pikëkalimit në Merdarë, tha për Radion Evropa e Lirë, se në kufi gjithçka shkoi mirë. Ai nuk e komentoi marrëveshjen, duke thënë se nuk shikon shumë lajme. Nebojsha Llekiq nga Preoci, në Komunën e Graçanicës, tha se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente kryesisht vlen për veriun e Kosovës, sepse serbët në jug kanë dokumente të të dyja shteteve. “Unë i kam të dyja letërnjoftimet, kështu që ne nuk kemi ndonjë problem. Krejt kjo marrëveshje më duket se është kryesisht për serbët në veri. Përndryshe, mospranimi i dokumenteve vetëm sa e vështirëson komunikimin e shtetasve, pa marrë parasysh a janë shqiptarë apo serbë”, tha ai për REL-in, teksa hyri në Kosovë nga Serbia përmes pikëkalimit kufitar në Merdarë. Ekipet e REL-it që po raportojnë nga Merdarja dhe Jarinja, po ashtu kanë kaluar pa problem këto dy pikëkalime kufitare – që lidhin Kosovën dhe Serbisë – me letërnjoftim të Kosovës. Heqjen e kësaj mase e konfirmoi në orët e para të 1 shtatorit ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, nga pika kufitare në Bërnjak. “Mund të konfirmoj se e njëjta gjë ka ndodhur edhe [nga pikat kufitare] në Merdarë, në Dheun e Bardhë dhe në Muçibabë. Në Jarinjë, ende nuk e kemi ndonjë veturë, e cila ka kaluar, por realisht mund të konkludojmë se autoritetet e Serbisë e kanë ndërprerë lëshimin e fletëve për hyrje/dalje për shtetasit tanë”, tha Sveçla. “Ky është një lehtësim i madh për shtetasit tanë, të cilët udhëtojnë për apo nëpër Serbi”, shtoi ai. Marrëveshja për heqjen e këtij dokumenti u arrit fundjavën e kaluar. Paraprakisht ka qenë e paraparë që edhe Kosova të nisë aplikimin e së njëjtës masë për shtetasit e Serbisë, nga 1 shtatori. Një vendim i tillë është zbatuar shkurtimisht më 1 gusht, por për shkak të rebelimit të disa serbëve në veri të Kosovës dhe me sugjerimin e bashkësisë ndërkombëtare, Qeveria e ka shtyrë për 30 ditë. Palët, ndërkohë, me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar, kanë arritur marrëveshje për mosaplikimin e këtyre dokumenteve nga asnjëra anë. Nga 1 shtatori në Kosovë pritet të nisë së zbatuari vendimi i Qeverisë për riregjistrimin e makinave me targat që i lëshon Serbia. Këto targa, Serbia ka propozuar që të përdoren nga serbët në Kosovë. Por, Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk mund të pranojë targa që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës. Edhe kjo masë është dashur të nisë nga 1 gushti, por, për të njëjtat arsye, është shtyrë për 30 ditë. Sveçla tha se shpreson se edhe “çështja e kalimit nga targat ilegale të Serbisë në targa të Kosovës” të kalojë pa probleme, sikurse ajo e dokumenteve. Një ditë para se të hiqte kërkesën për dokumente për hyrje/dalje, Serbia vendosi disa njoftime në vendkalimet me Kosovën, ku thuhej se mundësimi i kalimit të kufirit me dokumente të identifikimit të lëshuara nga Kosova bëhet “për arsye krejtësisht praktike”, që liria e lëvizjes të bëhet më e lehtë, bazuar në Marrëveshjen për lëvizje të lirë. Këtë marrëveshje, Kosova dhe Serbia e kanë arritur në vitin 2011 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por se deri më tash nuk ka gjetur zbatimin e duhur.

Të fundit

Profesionet e lira nuk “shpëtojnë” nga tatimi

Profesionistët e lirë që iu gëzuan rrëzimit të pjesshëm të ligjit për tatimin mbi të ardhurat dhe i shpëtuan tatimit deri...

4 Mars 1952/ Ernest Hemingway përfundon romanin “Plaku dhe deti”

Ernest Hemingway përfundon romanin e tij të shkurtër “Plaku dhe deti”. Ai e njoftoi botuesin e tij po atë ditë, duke i thënë se...

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend

Gjesti, njëri nga banorët më aktiv në shtëpi, shpreson që ta fitoj këtë format. Në një video që është shpërndarë në rrjete sociale, ai kërkon...

“PD-ja sot, një kënetë me një buf”/ Rama: Më 11 maj vendos Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar rubrikën “Sy me Sy”, në Facebook, ku edhe i është përgjigjur komenteve të ndjekësve. Rama tha se Shqipëria aktualisht ka tjetër...

Terapia gjenetike shëron verbërinë tek fëmijët me distrofi të retinës

Pas injektimit të kopjeve të shëndetshme të një gjeni në retinën e tyre, katër fëmijë me një formë të rëndë, progresive të verbërisë kanë...

Lajme të tjera

Web TV