Këndvështrimi Histronik për të parë Dhimbje/ Dramë aty ku nuk ka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rudina Koromani

Kundrapërgjigje postimit të Mbretëreshës Dramë Elona Caslli

Një postim i artistes aq të dashur nga publiku, Aurela Gaçe,  i datës 30 gusht, në median sociale, ka gjeneruar në mënyrë të pakuptimtë reagime e indinjata, për të cilët mendoj se janë manipuluar emocionalisht e përdorur. Për këtë arsye pashë të nevojshme të jepja mendimin tim jo vetëm si profesioniste e shëndetit mendor por dhe si qytetare për më tepër, në mbrojtje të mendimit që duhet vlerësuar e duartrokitur, në këtë rast për artisten vlonjate. Këngëtarja ka shkruar me admirm për dy gra që ka takuar në një kompleks në Lezhë, të cilat ndonëse me profesion mësuese, gjatë muajve të verës punonin si kuzhiniere. Duke i cilësuar “heroinat e heshtura” këto dy gra për modelin e shëndetshëm që ato japin lidhur me dashurinë për punën, me thjeshtësinë e saj, Aurela i përgëzon dhe i falënderon publikisht për shpresën që ato zgjojnë me shembullin e tyre personal kundrejt dembelizmit për të punuar. Postimi elegant i këngëtares, personalisht më erdhi shumë i ndjerë dhe original, tipikisht në stiln e artistes së madhe në zë por dhe në shpirt. Deri këtu, përjetimi emocional ishte shumë pozitiv duke verësuar thjeshtësinë dhe ndjeshmërinë e artistes për përcjelljen e mesazhit i cili në heshtje më dha dhe mua një imazh shpresëdhënës.

Çudia erdhi kur lexova një shkrim me Reagim Dramatik negativ mbi postimin e këngëtares, me titull “Dhimbja nuk është sukses Aurela Gaçe dhe Evis Kushi”, një shkrim që jo vetëm zhvlerësonte por dhe e ironizonte ndjeshmërinë e artistes dhe të ministres që e kishte komplimentuar. Qesharake është fakti i ‘Dhimbjes’ që autorja e postimit dramatik ( E.C.) shihte tek gratë që takuan Aurelën, dhimbje se ato nuk kanë bërë pushime ( një aludim do thoja sepse as Aurela e as autorja e postimit dramatik nuk e dinë nëse këto gra kanë bërë apo jo pushime). E drama nuk mbaron këtu …autorja përshkruan me detaje se si këto gra mësuese lodhen duke u kujdesur për fëmijët e tyre e nxënësit e tyre, a thua se i ka vëzhguar në jetën e tyre personale e profesionale.. citoj: ’kanë bërë punët e shtëpisë, kanë ndihmuar fëmijët me detyrat dhe kur e gjithë familja ka rënë në gjumë, kanë korrigjuar provimet dhe kanë bërë gati ditarin për të nesërmen. Kjo anatomi e ditës ka vazhduar që nga shtatori deri në qeshor. Në qeshor kanë veshur kostumin e kuzhinieres..’  Të gjitha këto elementë në shkrim janë hipotetikë nga autorja me këndvështrim teatral… Çdokush që ka një jetë plot sfida, që i lexon këto radhë të përshkruara në një formë të tillë, kujton problemtikat reale të vetes me shumë të drejtë… por fakti është që autorja thjesht aludon plot dramacitet mbi një realitet që nuk e di se si është për këto dy gra, nuk njeh familjet e tyre, nuk di moshën  e tyre, nuk di nëse janë të martuara apo jo, nuk di nëse kanë fëmijë apo jo, nuk di arsyet reale se pse ato punojnë gjatë muajve të verës… por edhe në qofshin arsye financiare duhet tu vijë keq për veten këtyre grave? Për më tepër, imagjinoni dy gratë lezhiane, të lumtura në atë që bëjnë (shpresoj), se si mund të jenë ndjerë teksa lexojnë fjalët plot dhimbje që E.C i përshkruan… dhe ato vet nuk do njhhnin veten e tyre. Do qeshnin ndoshta? Më  thoni, kujt nuk i vjen jeta plot sfida sot nga ne që punojmë? Kush nuk bën dy punë sot? Duhet të na vijë keq për veten e të ndjejmë dhimbje se kemi zgjdhur të bëjmë dy punë për të siguruar jetën që duam të bëjmë? Në Amerikë, sipas të dhënave të Qëndrës Kërkimore – Pew Research Center, 16% e mësuesve (me 5-9 vjet vjetërsi pune) punojnë gjatë verës jo në profesionin e tyre, në Amerikë. Ndërkohë  një e treta e mësuesve me një vit eksperiencë punojnë gjatë verës një punë të dytë dhe  ata me 2-4 vjet përvojë shënohen 20 % e mësuesve. Në përgjithësi, në Amerikë, rreth 20 % e mësuesve mbajnë punë të dyta gjatë vitit shkollor, që përbën afërsisht 9% të të ardhurave të tyre vjetore. Sipsa të dhënave të po kësaj qendre, në Amerikë, mësuesit më të rinj se 30 vjeç kanë më shumë gjasa të mbajnë punë verore sesa kolegët e tyre më të vjetër. Rreth një e katërta e mësuesve nën 30 vjeç kanë punuar gjatë verës së 2015, krahasuar me 16 përqind të atyre moshave 30 deri në 39 vjeç, 14 përqind të atyre 40 deri në 49 vjeç dhe 12 përqind të atyre 50 vjeç e lart. Pra siç kuptohet ky realitet i pagave të ulta të mësuesve dhe dypunësimi i tyre është një realitet i njohur edhe në vendin që mbahet e zhvillim të madh ekonomik e të mos flasim për realitetet në vëndet e tjera e për profesione të tjera. Dypunësimi dhe puna gjatë muajve të verës sjellin të ardhura ekstra, të cilat në kohët e sotme të ekonomisë së tregut shihen si faktet më normale. Secili ka standardet e veta të jetës dhe ka të drejtën ti ulë apo ngrejë ato sipas të ardhurave që puna personale i mundëson. Duhet të na vij keq për veten kur bëjmë një punë të dytë? Mendoj se më shumë se puna e dytë, keqardhje ndjejmë kur nuk kemi mundësi të punojmë apo kur nuk mund të gjejmë punë. Ku qëndron drama se një mësuese punon dhe si kuzhiniere gjatë muajve të verës? Bravo iu qoftë që kanë dhe zanat dhe profesion. Nëse do flasim për realitetin e pamjaftueshëm financiar të një mësuesi si rezultat i pagave të ulta, hajde flasim, por jo në këto forma anatemimi të pabaza duke sulmuar postimin e një reagimi emocional të një artisteje që meriton respekt për ndjeshmërinë që shfaq ndaj çështjeve sociale dhe për më tepër që lobon fuqishëm për fuqizimin e gruas. Po ministrja çfarë faji bëri këtë herë? Se i bëri like Aurelës apo se konfirmoi një realitet që vërtet është për profesionin e mësuesit, ndonëse jo vetëm tek ne. Jeta reale na përball të gjithëve me sfida të përditshme e me problematika reale që ndoshta dhe nuk kemi kohë për ti analizuar e për të reflektuar, me aq shumë halle sa nuk kemi kohë të merremi dhe me keqardhje drithëruese për probleme që nuk ekzistojnë. Dy gra, mësuese në profesion, nga Lezha, takojnë një artiste në lokalin ku ato punojnë si kuzhiniere gjatë muajve të verës, i kërkojnë artistes mundësinë e një fotoje me të e historia e tyre frymëzon këngëtaren për një status plot buzëqeshje e vlerësim për impaktin rrezatues që ato i kishin dhënë… ku qëndron Dhimbja e madhe në gjithë këtë histori? Në aspektin professional, një këndvështrim i tillë dramatik kategorizohet si simptomë e personaliteteve histronike, ku ekzagjerimi dhe të parit gjithçka dramatike është karakteristikë e mënyrës së tyre të të menduarit. “Ah sikur  njerëzit tua kushtonin ndihmës reale ndaj njerëzve energjinë e madhe që harxhojnë për të krijuar drama.”- Akiroq Brost

Të fundit

Filmi i Michael Jackson me vlerë 150 mln dollarë, shtyhet për shkak të pengesave ligjore

Filmi biografik për Michael Jackson, ka hasur disa pengesa ligjore dhe është shtyrë për në 3 tetor 2025. Shkaku i...

Hajdutët shpërthejnë derën e muzeut, vjedhin helmetën e artë 2500-vjeçare

Një grup hajdutësh ka kryer një grabitje spektakolare në Muzeun Drents në Assen, Holandë, duke përdorur eksplozivë për të hyrë brenda dhe duke vjedhur...

Gjekmarkaj në Rrëshen: Me PD në pushtet, nuk do ketë pension nën 200 euro

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me pensionistët në Rrëshen. Gjekmarkaj theksoi se pseudobonuset janë...

‘Vdes Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: I përhapin ata që…

Një lajm i rremë se ka ndërruar jetë kreu u demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha, ka sjellë edhe reagimin e këtij të fundit. Përmes një postimi ditën...

Analiza vjetore/ Proda: Policia rrugore duhet të jetë model në performancë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mori pjesë në analizën vjetore të Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe strukturat vartëse të saj...

Lajme të tjera

Web TV