Prezantimi i Sergino Dest/ “E dua Milanin, kam dashur gjithmonë të luaj që fëmijë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, brenda një dite. Më duhej të merrja një vendim shumë shpejt dhe të ndryshoja jetën, ekipin, vendin dhe kulturën time. E dua Milanin , është një klub për të cilin kam dashur gjithmonë të luaj që fëmijë. Jam i lumtur dhe i nderuar që filloj të luaj për këtë klub , do të jap maksimumin”, këto janë fjalët e para të Sergio Dest si lojtar i Milan.

Ish-lojtari i Barcelonës kaloi te kampionët e Italisë në formë huazimi ditën e fundit të merkatos, me të drejtë blerje të kartonit përfundimtar në fund të sezonit.

“Unë nuk kam luajtur kurrë në Itali, por kam parë disa ndeshje të Serie A. Është një kampionat i një  niveli të lartë dhe duhet të përballemi me disa skuadra të shkëlqyera, por ne kemi Scudetton në gjoks dhe duhet ta mbajmë atë për edhe sezonin e ardhshëm.re

Pozicioni në fushë?  Te Ajax luajta si anësor, pastaj edhe si mbrojtës i krahut. Të vendosesha në pozicionin e mbrojtësit të krahut ishte një ide e mirë që më lejoi të tregoja cilësitë e mia si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë sulmuese, të kisha qëndrueshmëri të mirë dhe të mbuloj të gjithë krahun. Për mua të luaj si mbrojtës i krahut është roli më i përshtatshëm, si në të djathtë ashtu edhe në të majtë. Kjo më ka ndihmuar të bëhem një lojtar profesionist.

Tifozët? Unë jam Sergino dhe jam gati të jap maksimumin. Jam i lumtur dhe krenar që jam këtu në një klub të rëndësishëm që ka fituar Scudetton. Së shpejti do të shihemi në fushën e lojës”, ka përfunduar Dest.

Të fundit

PD nis sot fushatën/ LaCivita shpërndan VIDEO-n: Kush është bufi dhe kush është miu

Drejtuesi amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të premteje një video në...

Gjermani, azilkërkuesit do kthehen që në kufi? Çfarë pritet të ndodhë

Në ditën e parë si kancelar, kështu ka premtuar në fushatë elektorale kristiandemokrati (CDU) Friedrich Merz, do të zbatojë kompetencën politike duke udhëzuar Ministrinë e Brendshme...

Berisha e nis në Tiranë/ Sonte çel fushatën në sheshin “Nënë Tereza”

Sot çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 majit. Mitingu elektoral i Partisë Demokratike do të fillojë në orën 19:00 në Sheshin “Nënë Tereza. Ende nuk...

“Alarm në burgje”, avokati: Janë identifikuar 3 raste me SIDA

Avokati Saimir Visha ka deklaruarse në sistemet e paraburgimit dhe burgjeve janë identifikuar 3 raste me virusin HIV / AIDS apo SIDA, të cilët...

Shkëlqeu në filmin “Adoleshenca”! Ylli 15-vjeçar zbulon se nuk e sheh dot veten në serial

Seriali i Netflix, ”Adoleshenca” ka korrur në një sukses i madh duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Lajme të tjera

Web TV