A do të ketë ndërpreje të energjisë në Shqipëri? Drejtori i KESH: Nëse nuk ka reshje…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriza energjitike është kthyer në shqetësimin kryesor të shteteve në gjithë Evropën, ndikuar kjo nga lufta në Ukrainë dhe ndërprerja e gazit rus. Kësaj situate, nuk mund t’i shpëtojë as Shqipëria, megjithatë shqetësimit të qytetarëve i ka dhënë përgjigje drejtori i KESH Ergys Verdho.

Ndërsa bëri thirrje për Komisionin Europian për ndihmë dhe thirrje për qytetarët për kursim, Verdho u shpreh besimplotë se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë.

“Në momentin kur konsumi bie nën 800 kilovat nuk do të ketë ndërprerje sepse korporata elektro-energjitike s’do të dali për të importuar, do të prodhojë vetëm nga rezervat e saj dhe nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e korporatës elektro-energjitike që të fillojë nga qershori i vitit 2021 dhe deri në gusht që të mos ketë asnjë shi,” – u shpreh ai për Euronews Albania.

Ndërkohë shtoi se nëse këtë dimër nuk ka reshje mjaftueshëm do t’i drejtohen importit të energjisë për të përmbushur kërkesat. Verdho u shpreh se deri më tani situata është normale, por nëse reshjet mungojnë, situata do të jetë problematike pasi çmimi është shumë i lartë.

Të fundit

Pranvera sjell turistët/ Saranda plot me të huaj, vizitojnë bregdetin shqiptar

Me ardhjen e pranverës po shtohet numri i turistëve të huaj në Sarandë Të rinjë, nga Europa dhe jo vetëm...

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër! Përplasen tre automjete, një person i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Kakarriq. Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme...

Përmirësohet shëndeti i Papës

Vatikani tha se Ati i Shenjtë po i përgjigjet mirë trajtimit për pneumoninë e dyfishtë dhe ka treguar një përmirësin gradual, të lehtë ditët...

Rama hap zarfet e kandidatëve për deputetë! Sa nga grupi parlamentar rrezikojnë

Njësoj si Ledion Liço i cili hap zarfet në Big Brodher, drejtuesit politik të PS përpara Edi Ramës dhe Taulant Ballës drejtues politik për...

Nxiu imazhin e Shqipërisë në mediat greke, Rama ironizon Berishën me bufin e kënetës

Kësaj manie të pashpjegueshme të Berishës për të ulur imazhin e vendit nëpër botë, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur duke ironizuar kreu e...

Lajme të tjera

Web TV