4 shtator 2004, ndeshja historike kur Shqipëria gjunjëzonte Greqinë kampione të Europës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte data 4 shtator 2004! 18 vite nga suksesi historik të Kombëtares kuqezi!

Shqipëria do të startonte fushatën kualifikuese të Botërorit “Gjermani 2006” ku në stadiumin e tejmbushur “Qemal Stafa” do të priste Greqinë, përfaqësuesen e sapo shpallur kampione të Europës në “EURO 2004” në Portugali, duke mposhtur pikërisht këta të fundit.

Kuqezinjtë tanë atë natë korrën një sukses të paharruar, ku gjunjëzuan që në ndeshjen e parë Greqinë, që pasi mori petkun e kampiones së Europës.

Shqipëria e drejtuar asokohe nga Hans Peter Brigel triumfoi me rezultatin 2-1 me golat e Muratit në minutën e tretë dhe me një eurogol të Aliajt nga goditja e dënimit. Goli i helenëve me Janakopulosin vetëm sa ngushtoi diferencat.

Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë, shqiptarët ishin në dëlir dhe të papëmbajtshëm teksa festimet e tyre i çuan përtej stadiumit, duke mbushur rrugët dhe sheshet e kryeqytetit.

Në Shqipëri kjo ndeshje nuk pati incidente, por në vendin grek një shtetas shqiptar me emrin Gramoz Palushi gjeti vdekjen e menjëhershme në ishullin Zakinthos teksa u sulmua nga një greko-amerikan me një thikë.

Kjo ngjarje ndodhi përshkak se tifozi shqiptar po festonte fitoren historike të Kombëtares kuqezi ndaj Greqisë.

Të fundit

Mungesa pa arsye në Kuvend, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! (Emrat)

Kuvendi i Shqipërisë ka kursyer vetëm gjatë muajit dhjetor 8 600 euro, duke përfituar nga mungesat pa arsye të...

Lutje për kryepeshkopin/ Krerët e besimeve fetare në Shqipëri bëhen bashkë

Drejtuesit e komuniteteve fetare në vend luten për shëndetin e kryepeshkopit Anastas, i cili prej disa ditësh ndodhet në gjendje kritike, në një spital...

Prej më shumë se 10 vitesh në një lidhje dashurie, zbulohet partneri i Rozana Radit

Prej shumë vitesh Rozana Radi preferon që ta mbajë jetën e saj private sa më intime. Zgjedhja duket se është e partnerit të saj,...

Inigo Martinez kërkon trofeun e parë me Barçën: “Dimë si t’i bëjmë dëm Realit”

Mbrojtësi i Barcelonës, Inigo Martinez përballet me finalen e sotme me besim të plotë, pavarësisht se përballë do të jetë Real Madridi. Ai nuk ka...

Moti i keq, bllokohet Qafë-Thana; 3 km vargu i makinave në rrugë! (Foto)

Si pasojë e reshjeve të dendura të borës probleme raportohen së fundi në Qafë Thanë, aty ku automjetet janë të bllokuara prej minutash ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV