“Mos i shisni armë Tajvanit”/ Kina paralajmëron SHBA-të: Do marrim masa!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kina ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të marrin masa, pasi administrata Biden miratoi shitjen e armëve me vlerë mbi 1.1 miliardë dollarë për Tajvanin.

Zëdhënësi i ambasadës kineze në Uashington, Liu Pengyu tha se Kina ishte kundër shitjeve, të cilat rrezikojnë rëndë marrëdhëniet Kinë-SHBA, paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit dhe i bëri thirrje Uashingtonit që t’i revokojë menjëherë” ato, shkruan CNN.

“SHBA ndërhyn në punët e brendshme të Kinës dhe minon sovranitetin dhe interesat e sigurisë së Kinës duke i shitur armë Tajvanit ”, shkroi Liu në Twitter.

Komentet e Liu erdhën pasi administrata Biden njoftoi zyrtarisht Kongresin të premten për shitjet të cilat përfshijnë deri në 60 raketa kundër anijeve dhe deri në 100 raketa të tjera.

Tensionet midis Kinës dhe SHBA-së u rritën pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan në fillim të gushtit.

Në fillim të kësaj jave, dy anije luftarake të Marinës së Shteteve të Bashkuara hynë në ngushticën e Tajvanit në atë që ishte tranziti i parë detar i SHBA në rrugë ujore që nga tensionet SHBA-Kinë për shkak të vizitës së Pelosit.

Të fundit

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili synon...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Lajme të tjera

Web TV