Mario Balotelli pak ditë më parë zyrtarizoi transferimin e radhës, me sulmuesin i cili firmosi në Zvicër, me skuadrën e Sion.
Italiani duket se nuk e sheh të ardhmen te ky kampionat apo skuadër dhe për më tepër në mendjen e tij po ideon një rikthim të bujshëm.
Mario në të kaluarën ka luajtur për të dyja skuadrat e Milanos, Milan dhe Inter dhe në intervistën e fundit, Balotelli ka shprehur dëshirën për një rikthim në Milano.
“Ku do të doja të luaja në Serie A? Më pëlqen Milani. Ndoshta është keq që e them këtë sepse as Interi nuk qëndron më poshtë. Janë dy skuadra me shumë histori, dhe dy nga ekipet më të bukura në Serie A. Napoli? Jam vërtet i lidhur me qytetin, do të kisha dashur të isha lojtar ‘blu’, por vite më parë, atëherë kur diskutuam një transferim të tillë nuk ndodhi, për disa arsye.” – tha Balotelli.
32-vjeçari ka luajtur për herë të fundit në Itali në sezonin 2020-2021 me Monza-n, ndërsa me Milan luajti për tre sezone (2012-2014 dhe 2015-2016), ndërsa me Interin u bashkua në vitin 2006 dhe u largua në vitin 2010.