Ekspedita nënujore/ Publikohen pamjet e mahnitshme të Titanikut siç nuk i keni parë kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë publikuar pamjet e reja që tregojnë rrënojat e Titanikut siç nuk është parë kurrë më parë. Në cilësi të plotë 8K, rezolucioni më i lartë i ekranit aktualisht i disponueshëm, raporton CNN.

Ky është një rezolucion horizontal prej 8,000 pikselësh, ose dy herë më i qartë se një televizor 4K. Dhe kjo do të thotë se ka një nivel të paparë detajesh dhe ngjyrash në këtë eksplorim të anijes së mbytur 110-vjeçare.

Videoja u kap nga OceanGate Expeditions në vizitën e saj më herët gjatë këtij vitit. Anija ndodhet 2.4 milje nën sipërfaqen e Atlantikut të Veriut, rreth 400 milje detare nga Newfoundland, Kanada.

OceanGate drejton ekspeditën në rrënojat e Titanikut me ekuipazhe ekspertësh të zhytjes, të historisë të Titanikut dhe shkencëtarë hulumtues, së bashku me “specialistët e misionit” civilë të cilët paguajnë 250,000 dollarë për privilegjin e të qenit një nga të paktët njerëz që kanë parë ndonjëherë vendin e fundit të pushimit të anijes legjendare.

“Ne po shohim hollësi të reja në këtë pamje. Për shembull, nuk e kisha parë kurrë emrin e prodhuesit të spirancës, Noah Hingley & Sons Ltd., në spirancën e anijes. Unë kam studiuar rrënojat për dekada dhe kam kryer zhytje të shumta dhe nuk më kujtohet të kisha parë ndonjë pamje tjetër që tregon këtë nivel hollësisht.” – tha në një deklaratë Rory Golden, eksperti i “OceanGate Expeditions Titanic” dhe zhytësi veteran i Titanikut.

Anija u mbyt në Oqeanin Atlantik më 15 prill 1912, pasi goditi një ajsberg gjatë udhëtimit të saj të parë nga Southampton në Angli për në New York. Të paktën 1,500 pasagjerë vdiqën dhe rrënojat u fundosën në shtratin e detit, rreth 4,000 metra nën nivelin e detit rreth 740 kilometra (400 milje detare) larg nga Newfoundland në Kanada.

Lexo edhe :  Horoskopi i ditës së martë, 20 maj 2025

https://www.youtube.com/watch?v=x40SAJS2whY

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV