Ekspertiza balistike/ Masakra e Fushë-Krujës u krye nga një armë, u qëllua me 91 plumba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Vrasja e 3 fishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku humbën jetën Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, është kryer nga një armë e vetme.

Mesditën e 17 korrikut një person me armë automatike, ka qëlluar në drejtim të makinës “Passat”, ku udhëtonin tre viktimat, njëri prej tyre djali i xhaxhait të biznesmenit të lojrave të fatit, Ervis Martinaj.

Përdorimi i vetëm një arme në këtë ngjarje të rëndë, është faktuar nga ekspertiza balistike që i është kryer gëzhojave të sekuestrura në vendin e ngjarjes. Redaksia, ka mësuar se bëhet fjalë për 91 gëzhoja automatiku, që janë gjetur dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes, të cilat pas ekzaminimeve të kryera në laboratorin e policisë shkencore, rezultojnë se janë qitur nga një armë e vetme.

Ky konkluzjon ka ardhur, duke u bazuar në përgjigjen shkencore të laboratorit. Një fakt i tillë del nga ekzaminimi mikroskopik i gjurmës së kapsollave të gëzhojës, të cilat kanë të njëjtën gjurmë goditëse nga gjilpëra e armës.

Detaji ka befasuar grupin e hetimit, pasi sipas tyre taktikisht është e pamundur që një person i vetëm, të ketë qëlluar plot 91 herë me një armë, brenda një kohe shumë të shkurtër.

Por pavarësisht dyzimit të oficerëve ekspertiza balistike, ka dalë në konkluzjonin se 91 gëzhojat janë qëlluar nga e njëjta armë.

Sipas burimeve, ka shumë gjasa që autori, i cili ka hapur zjarr ndaj tre viktimave, ka qënë një komando i stërvitur me armën, dhe me shumë mundësi të ketë ndëruar karikatorin disa herë.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë, ku humbën jetën 3 persona, janë përqëndruar pikërisht në përplasjen mes familjeve të Martinaj dhe Reçit në Laç.

Lexo edhe :  Vlorë/ Hyri për t’u larë në det, ndërron jetë 59-vjeçarja!

Të dyja familjet nga muaji Gusht 2019 e deri më tani, janë përfshirë në një konflikt duke u shoqëruar me atentate të ndërsjellta mes tyre.

Por ajo që nxori në sipërfaqe të gjithë konfliktin mes tyre, është pikërisht masakra e Fushë-Krujës, ku humbën jetën tre persona. Në këtë ngjarje mësohet të kenë marë pjesë më shumë se 4 persona, por vetëm një individ rezulton të ketë qëlluar me armë automatike.

Ndërsa në makinën e djegur tip “Passat” që autorët e krimit përdorën për vrasjen, policia sekuestroi tre armë, dy automatikë kallashnikov dhe një MP5.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, policia ka grumbulluar dëshmi dhe prova të tjera që vërtetojnë se makina tip “Passat”, e autorëve ka qëndruar në këtë vendin këtu buzë rrugës nacionale Kamëz-Fushë-Krujë, dhe sapo ka parë mjetin ku lëvizte Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij, ka xhiruar gomat me shpejtësi duke i shkuar nga pas.

Në vendin e mbikalimin, autorët kanë parakaluar mjetin ku ndodheshin viktimat dhe sipas burimeve një person i vetëm ka qëlluar në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur në vend.

Të fundit

Nard Ndoka: Pendesa më e madhe në politikë? Bashkëpunimi me Bashën

Nard Ndoka, i ftuar në podcastin “Flet” nga Ilnisa Agolli, ndau me publikun detaje nga jeta e tij, fëmijëria,...

“Në Afrikë…”/ Bleona Qereti pas takimit me Blendi Fevziun zbulon birësimin e pazakontë

Nëse menduat për një fëmijë, një qenush, apo ndoshta një mace, jo, nuk është asnjëra prej tyre. Bleona Qereti sapo ka treguar se ka birësuar...

Myslim Murrizi “shpall” kandidaturën për kreun e Partisë Demokratike

Nevojën për reformim të Partisë Demokratike dhe ndryshim të lidershipit të saj e pranon dhe Myslim Murrizi. Si anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë...

Ulet pragu i moshës së shqiptarëve që kanë probleme me zemrën

Shfaqja e problemeve kardiake edhe tek moshat më të reja shikohet si një kambanë alarmi për kardiologen e spitalit të Gjirokastrës. Sipas saj, në...

Rama ndan videon e radhës: Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura!?

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimin e radhës në rrjetet sociale për aksionin e lirimit të hapësirave publike në vend. Kësaj radhe Rama ka...

Lajme të tjera

Web TV