Plas në PD e Korçës, sekretari godet me shishe në kokë kryetarin e partisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një incident ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku sekretari i grupseksionit, Eduart Topalli pas një konflikti, ka goditur me shishe në kokë kryetarin e Partisë Demokratike në Korçë, Devis Osmanin.

Konfliktet ndërmjet Osmanit dhe Topallit kanë qenë të vazhdueshme që pas zgjedhjeve të degëve. Kjo për shkak se grupi që ndjek Topallin (Sekretarin), ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për kryesinë e degës së Korçës, duke kërkuar rivotim.

Ndërkohë ende nuk ka një vendim të prerë nga forumet e partisë për çështjen e konstituimit të Kryesisë, duke çuar në përplasje të shpeshta ndërmjet Osmanit dhe Topallit.

Kujtojmë që mes tyre konfliktet kanë qenë të vazhdueshme, kjo mendohet se ka shkaktuar edhe përplasjen e fundit, e cila ka degraduar në përdorimin e shisheve.

Devis Osmani, momentalisht mbron kryesinë aktuale duke thënë se rezultati i zgjedhjeve ka qene korrekt.

Ndërsa grupi i Topallit pretendon se ka pasur parregullsi në këto zgjedhje dhe ato duhen ribërë. Prej muajsh forumet e larta te partisë nuk kanë dhënë një vendim të prerë mbi këtë situatë, duke krijuar konflikte të vazhdueshme në bazë. Sipas burimeve nga policia nuk është ngritur ende një padi nga Osmani.

Të fundit

Surprizat e muajit qershor në TKOBAP

15 aktivitete, premiera, masterclass-e dhe rivënie shumë të dashura për publikun do të sjellë gjatë qershorit, Teatri Kombëtar i...

Trump urdhëron nisjen e hetimeve ndaj Biden, ja për çfarë bëhet fjalë

Administrata e residentit Donald Trump ka hapur një hetim të pazakontë për të shqyrtuar nëse ish-presidenti Joe Biden ishte mendërisht i aftë kur dha...

Shpallet në kërkim avokatja në Lushnje/ Akuzohet se ka mashtruar klientët

Një avokate është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se ka mashtruar klientët e saj, duke u premtuar përfaqësim gjyqësor kundrejt shumave të...

Pension deri 400 euro në muaj për ata që kanë punuar në Itali, ja kush përfiton

Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë...

Nderimet e fundit për Priftin Kristaq Viso, në Kishën e fshatit Çiflig në Korçë

Në këtë ceremoni mori pjesë Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Imzot Joan Pelushi, i cili udhëhoqi shërbesën e rastit,...

Lajme të tjera

Web TV