“T’i mbrojmë vajzat”/ Rita Ora përlotet për rastin e 11-vjeçares: S’duhet të përsëritet

Diva e muzikës, Rita Ora, do të mbajë sonte në Tiranë një koncert me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë

Në konferencën që mbajti para koncerti, këngëtarja u përlot kur foli për rastin e 11-vjeçares që u përdhunua nga pesë burra në Kosovë.

“Pak javë më parë, ajo që ndodhi në Kosovë na bëri të kujtojmë se sa e rëndësishme është të kemi në fokus këto çështje sociale dhe sa e rëndësishme është për prindërit dhe komunitetin që të punojnë me të rinjtë që këto ngjarje të mos përsëriten dhe të përmirësohet situata. Dua të theksoj këtë mesazh për familjen dhe t’i ftoj të gjithë që të bëhet pjesë e koncertit të sotëm në shesh”, tha ajo mes lotësh.

Sakaq, ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith e quajti një frymëzim për të rinjtë por jo vetëm.

“Jam shumë i lumtur që ju Rita jeni me ne në Tiranë, është kënaqësi. Ju me jepni energji pozitive përmes këngëve tuaja. Jeni një frymëzim për të rinjtë. Në këtë botë kemi shumë sfida, por edhe shumë oportunitet. Arsyeja që jeni këtu me ne të jep një frymëzim. Është moment i vecantë ne festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë. Mirëseerdhët”, u shpreh ai.