Tigri tenton t’i marrë foshnjën, nëna “lufton” me kafshën për të shpëtuar djalin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua ka pësuar lëndime të rënda teksa po luftonte me një tigër për të shpëtuar foshnjën e saj 15-muajshe.

Gruaja u përball me tigrin me duar për disa minuta para se fshatarët të dëgjonin thirrjet e saj për ndihmë dhe të ndërhynin. Nëna dhe djali ndodhen në spital ku po marrin trajtim mjekësor.

Sulmi ndodhi të dielën në periferi të Rezervës së Tigrave Bandhavgarh. Sulmet e kafshëve ndaj njerëzve që jetojnë rreth rezervatit të tigrave nuk janë të rralla.

Fshatarët thanë për BBC Hindi, se përveç tigrave, në fshatrat e tyre kanë hyrë edhe elefantët dhe kanë dëmtuar të korrat e tyre.

Në të gjithë Indinë, njerëzit që jetojnë në zona afër pyjeve dhe parqeve kombëtare janë sulmuar nga kafshët.

Ekspertët thonë se kjo është për shkak se urbanizimi i shpejtë po shkatërron habitatet natyrore, duke i detyruar kafshët të hyjnë në fshatra dhe qytete në kërkim të gjahut dhe strehimit.

Në sulmin e fundit, gruaja, Archana Choudhary, dhe vogëlushi i saj ishin në një fushë kur një tigër doli nga shkurret dhe sulmoi foshnjën.

Times of India raportoi se tigri kishte zhytur dhëmbët në kokën e foshnjës dhe po përpiqej ta tërhiqte fëmijën kur nëna ndërhyri dhe u përball me kafshën.

Britmat e saj për ndihmë u dëgjuan nga fshatarët në zonat e afërta, të cilët arritën në vend me shkopinj dhe përzunë tigrin.

Nëna raportohet se ka dëmtime në mushkëri dhe ka marrë plagë të thella në trup ndërsa djali i saj ka plagë në kokë.

Një mjek tha për BBC Hindi se plagët në trupin e fëmijës nuk ishin serioze, ndërsa të nënës po.

Lexo edhe :  Analiza/ Si do të ndikojnë pauzat humanitare të Izraelit në krizën e urisë në Gaza?

Të fundit

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në...

Shkëndija ia del, kuqezinjtë e Tetovës eliminojnë Steauan

Shkëndija shkruan historinë. Kuqezinjtë e Tetovës janë kualifikuar për në raundin e tretë eliminator në Champions League, pasi kanë fituar edhe në ndeshjen e...

Kritikët e Kremlinit, akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një delegacioni të nivelit të lartë...

PSG ofron 80 milionë euro për 20-vjeçarin e Barcelonës

Edhe pse PSG e ka super të kompletuar repartin e mesfushës dhe është padyshim pjesa më e kompletuar e ekipit, Luis Enrique sërish është...

Zbulohet ferma e kanabisit në Itali, në pranga shqiptari dhe një francez

Një laborator i madh për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit është zbuluar në një magazinë të braktisur në zonën industriale të Montanaso Lombardos, në...

Lajme të tjera

Web TV