Zbardhet dinamika e ngjarjes në Itali/ Nuk kishte shlyer borxhin, autori fshehu trupin…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e shqiptarit nga Kosova, Nexhat Rama, i cili u gjet i vdekur ditën e shtunë në një zonë pranë Breshias.

Autoritete italiane kanë arritur të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes së ekzekutimit të 40-vjeccarit Nexhat Rama nga ana e mekanikut, Cristiano Mossali.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane Cristiano Mossali i është afruar nga mbrapa Ramës dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, dhe më pas e ka hipur në bagazhin e makinës duke e çuar në fshatin ku u gjet viktima, duke i vënë zjarrin.

“Dinamika e vrasjes duket mjaft e qartë. Nexhat Rama është sulmuar ndoshta nga prapa nga vrasësi i tij, i cili ka qëlluar të paktën një plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas ka ngarkuar trupin në të njëjtën makinë, duke e marrë atë në fshatin ku më pas iu vu zjarri, me trupin e Nexhatit brenda”, kjo është ajo që raportojnë mediat italiane.

Sipas hetimeve 53-vjeçari Cristiano Mossali, i kishte viktimës një borxh prej 50 mijë eurosh, të cilën nuk kishte mundësi që t’ia shlyente, kjo ka qenë edhe arsyeja që e ka shtyrë në krim.

Cristiano Mossali kishte përgatitur gjithçka për të kryer krimin e tij. Ditën e ngjarjes ai u kishte dhënë leje dy punonjësve të tij që të qëndronin në shtëpi, ndërsa familjes i kishte kërkuar që ta mbronin para karabinierëve në çdo rast, duke krijuar alibinë se ditën e vrasjes së shqiptarit ai kishte qenë duke drekuar me familjen.

Por mesa duket asnjë nga alibitë e Cristiano Mossali nuk është besuar nga ana e autoriteteve italiane.

Të fundit

Të jesh Papë, 12 fakte befasuese që nuk i paskemi ditur!

Vetëm 1 ditë pas Pashkëve, u nda nga kjo jetë Papa Françesku (21 Prill 2025) ose Jorge Mario Bergoglio, si...

“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata. Ulsi Manja:...

“Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës”- Shehi: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë këtij shteti!

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se...

LaCivita ndez debat në Australi! Pretendon se këshilloi kandidatin opozitar, por…

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka...

Avioni i vogël rrëzohet në Itali, përfundon në depon e një magazine, një i vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar në Umbria, ku një prej dy personave në bord ka mbetur i vdekur. Avioni u rrëzua në provincën e...

Lajme të tjera

Web TV