22-vjeçari nga Fieri, bariu më i famshëm në Shqipëri që po bën namin në rrjetet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ka mbaruar Akademinë e Barinjve, por në zanat ka hyrë që kur ka filluar të hedhë hapat e parë. Ledion Lici nga Mbrostari i Fierit, sot është 22 vjec dhe jetën e ndan mes ‘çobanllëkut’ dhe Tik Tokut.

Është ndoshta bariu më i njohur në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e tij momente nga përditshmeria nëpër fushë.

“Ky është një zanat i trashëguar nga familja. Unë zgjohem çdo ditë në orën 3-4 të mëngjesit dhe sjell delet në fushë.

Kam rreth 200 kokë dele. Kohën e lirë rri në Tik Tok, më pëlqen të postoj video nga realiteti im’’, rrëfen Ledioni.

“Gjithmonë e kam pasur ëndërr televizionin. Do të doja të kisha një program timin. Por edhe aktor do më pëlqente të bëhesha një ditë’’, shprehet Ledioni.

Nëpër fshat dhe Tik Tok, Ledioni njihet me nofken ‘bariu biond me flokë të gjata’. Perveç deleve, flokët e gjata janë dashuria e tij e dytë. Vetëm për një arsye do hiqte dorë nga to.

“Kam 3 vite që i mbaj flokët e gjata. Më pëlqejnë kështu. Nëse një ditë do ti pres do jetë për ti dhuruar tek personat e sëmurë me kancer”, thotë Ledioni.

E teksa flitet për hapjen e Akademise së barinjve, Ledioni profesionist i fushës, na tha se për 72 orë ky zanat është i mësuar e stërmësuar.

Ledionin e gjeni në Tik Tok, duke folur me dashamirësit e tij, duke ndarë eskperienca, e duke inspiruar të rinjtë të krenohen me profesionet që ata kanë zgjedhur.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV