Air Albania sqaron udhëtarët: Vazhdojmë punën, nuk është pezulluar aktiviteti tregtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Air Albania ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara së fundmi në media ku QKB pezulloi aktivitetin e tyre pasi nuk kishin deklaruar pronarët fitues.

Në një reagim zyrtar shoqëria e fluturimit “Air Albania” ka njoftuar pasagjerët se fluturimet do të vijojnë me të njëjtin ritëm pasi nuk bëhet fjalë për pezullim të aktivitetit tregtar, por me një procedurë administrative.

Më tej në deklaratë theksohet fakti se ky sezon ka qenë mbi pritshmëritë vjetore.

“Air Albania dëshiron të njoftojë të gjithë pasagjerët, se operacionet vazhdojnë me të njëjtin ritëm energjik, ku vetëm në këtë sezon fluturimesh kemi regjistruar shifra të reja mbi pritshmëritë vjetore.

Në përgjigje të njoftimeve të fundit mediatike, gjejmë rastin të sqarojmë publikun se nuk bëhet fjalë për pezullim aktiviteti tregtar, por me një procedurë administrative, ku aksioneri kryesor, operatori global i industrisë së aviacionit civil, Turkish Airlines, duhet të paraqesë kredencialet e kërkuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit në Shqipëri, procedurë e cila është drejt përmbushjes”, thuhet në deklaratë.

Të fundit

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Kancelari Merz reagon për tarifat e Donald Trump

Kancelari gjerman Friedrich Mertz ka paralajmëruar se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane do të godiste...

“Milani është bërë barcaleta e Italisë!” Nisin sulmet ndaj pronarit të “Djallit”

Komentet negative kundër drejtuesve të Milanit, pengesat në merkato nuk po kalojnë pa u vënë re: atmosfera është e tensionuar. Merkato është një vend ideal...

Bie “miti” PSG! Chelsea shkatërron 3-0 francezët që në pjesën e parë

Chelsea po shkatërron PSG në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, e cila po luhet në “MetLife Stadium” në New Jersey...

Lajme të tjera

Web TV