“Disa gjëra nuk harrohen kurrë”, mediat e huaja shkruajnë për performancën e Rita Orës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka performuar në sheshin ‘Skënderbej’, duke elektrizuar atmosferën me disa nga këngët më të njohura nga repertori i saj.

Performanca e saj ka bërë jehonë në mediat e huaja, që kanë shkruar për koncertin në Tiranë.

Daily Mail shkruan se këngëtarja performoi disa nga hitet e saj, një moment që ajo e cilësoi si të paharrueshëm. Gjithashtu, media britanike vë theksin te veshja e këngëtares, e cila shfaqej me një body të zi, i krijuar nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti, i cili ka veshur dhe shumë yje të tjerë me famë botërore si Beyonce, Cardi B, Paris Hilton dhe Angelica Ross.

Në një moment, Rita ka ngritur me krenari flamurin shqiptar në ajër, thuhet në artikull. Këngëtarja e nisi me këngën e vitit 2019 “Ritual” duke interpretuar më pas disa nga hitet më të mëdha, përfshirë “Your Song” dhe “Hot Right Now”.

Ajo është vlerësuar me një çmim prestigjioz nga presidenti, Bajram Begaj. “Krijuesja e “Body On Me’ ka lidhje të ndryshme me Tiranën, të cilën ajo e konsideron si shtëpi së bashku me Prishtinën dhe Londrën, dhe festimi i emërtimit të kryeqytetit si Kryeqyteti Rinor i BE-së është shumë afër zemrës së saj Më herët gjatë udhëtimit, Ritës iu dha dekorata Naim Frashëri, një çmim që u jepet shqiptarëve në fushën e shkencës, artit, kulturës dhe arsimit për veprat dhe veprimtaritë e tyre të vlefshme”, thuhet mes të tjerash në artikull duke u ndalur më pas te takimi në Presidencë.

Rita tha për ndjekësit e saj se sa ‘mirënjohëse ishte që ishte në Shqipëri’. Krahas postimit të saj të fundit, ajo shkroi: “Dje zbrita në Shqipëri për një udhëtim që më është aq afër zemrës dhe do të thotë shumë për mua. Tirana feston shpalljen Kryeqytet Rinor i Evropës 2022!”.

Lexo edhe :  Donatella Versace zhbën ndërhyrjet plastike në fytyrë

Epo, s’kemi ç’të themi sepse divat tona dhe suksesi i tyre i thotë të gjitha…

Të fundit

Parashqevi Simaku feston 59-vjetorin e lindjes, mesazh prekës për të birin

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku feston sot 59-vjetorin e lindjes. Ka qenë vetë ajo që ka bërë të ditur lajmin,...

Këlliçi i bindur: Non grata për Berishën do të hiqet, kam 4 vite që e them

Demokrati Belind Këlliçi u shpreh se shumë shpejt Shtetet e Bashkuara do të heqin non gratën për Sali Berishën. Sipas Këlliçi, tashmë edhe në SHBA...

‘Nuk vij mo!’, Kryemadhi batuta pas daljes nga SPAK: Më thanë kush të duron ty…

Monika Kryemadhi, e cila u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje, tha në fund të bisedës me gazetarët se nuk do të shkojë...

“Kush na ka maIIkuar?” Ish-banori i ‘BBV’ pëson aksident (Video)

Mevlan Shaba, i cili është dhe një ndër figurat më të komentuara në median “rozë” si në Shqipëri, po ashtu dhe në Kosovë, është...

Masakra e terroristëve në Beslanit të Rusisë, akti tragjik me 385 të vrarë

1–3 Shtator 2004 Më 1 shtator 2004, në ditën e parë të shkollës në qytetin e vogël Beslan, në Osetinë e Veriut, Rusi, ndodhi...

Lajme të tjera

Web TV