“Fshihesha me syze e kapele”/ Habit Kumbaro: Dilja e maskuar në plazhe për të inspektuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sezoni turistik në Shqipëri ende nuk është mbyllur, pasi të bekuar nga dielli dhe temperaturat ende të larta, vende bregdetare e plazhet vazhdojnë ende të frekuentohen.

Megjithatë, për të bërë një bilanc për situatën, ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, Minstrja e Turzmit Mirela Kumbaro, e cila shpesh është parë në terren këtë sezon për të monitoruar nga afër zonat turistike.

Midis të tjerash, ajo zbuloi edhe një detaj tepër interesant. Kumbaro rrëfeu se gjatë verës ka dalë “e maskuar” në terren, me syze e kapele, sidomos në vijën bregdetare të jugut, dhe ka inspektuar nga afër plazhet, sidomos pas denoncimeve apo diskutimeve që bëheshin në rrjetet sociale.

“Në mes të Dhërmiut, mes dy plazheve private unë kam bërë inspektime në terren gjatë gjithë sezonit, e fshehur nën syze dhe kapele, anonime. Nuk më ka njohur askush dhe kam lëvizur nëpër territor sa herë që kishte reagimer në  Facebook, shkoja vetë dhe e verifikoja e maskuar. Kam parë plazhe në Dhërmi, mes dy plalzheve private, plazh publik që ishte përgjysmë bosh, ndërkohë që dy plazhet anash ishin plot. Kjo mania për të shkuar në mëngjes apo për të gjetur një moment që ca shezlongë janë bosh, nuk ia vlen që të zgjatemi”, u shpreh Kumbaro.


Pra me pak fjalë, nëse keni pushuar në Dhërmi këtë verë, mund të keni rastisur me Ministren aty afër, të maskuar sigurisht…

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV